LAJMI I FUNDIT:

Burri në Rusi “nuk din as si të bëjë shaka” – qëlloi me armë një grua në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda

Burri në Rusi “nuk din as si të bëjë shaka” – qëlloi me armë një grua në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda

Ky është momenti i tmerrshëm kur një burrë qëllon një grua në kokë nga një distancë e afërt gjatë një bisede mesa duket miqësore në Rusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Denis Yegorov, 42 vjeç, shihet duke i drejtuar tytën e armës një gruaje të paidentifikuar para se ta qëllojë atë dhe të lërë një vrimë në ballë.


Siç edhe shihet në disa pamje që thuhet se janë kapur nga një kamerë mbikëqyrjeje në Moskë të premten, gruaja e tronditur prek plagën e saj dhe pastaj shikon duart e saj, të cilat janë të mbuluara me gjak, ndërsa një grua tjetër shikon e trishtuar.

Mediat raportojnë se disa çaste para të shtënave, burri i drejtoi një pistoletë kokës së gruas tjetër, e cila e shtyu dorën mënjanë, përpara se të kthehej drejt viktimës.

Viktima u dërgua me urgjencë në spital ku thuhet se u pranua në departamentin e neurokirurgjisë.

Mjekët thanë se kocka ballore e kafkës së saj mbeti e paprekur, por që indet ishin dëmtuar rëndë dhe se terapia do të zgjasë shumë.

Gruaja është nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor por aktualisht nuk është në një gjendje kritike, thanë mjekët.

Policia ka nisur një hetim penal kundër Yegorov, i cili mund të përballet me shtatë vjet burg nëse dënohet për huliganizëm.

Nuk është e qartë deri më tani se çfarë arme përdori Yegorov, me një burim lajmesh duke deklaruar se ishte një pistoletë e vogël të cilat janë “të mbushura me plumb të zbrazët” të cilat megjithatë mund të shkaktojnë dëme, veçanërisht nëse qëllohen nga një distancë e afërt siç ishte rasti në incidentin e Moskës.

Ekzaminimet për të përcaktuar llojin e saktë të armës janë duke u zhvilluar, sipas policisë dhe motivi deri më tani është i panjohur, edhe pse supozohet se bëhej fjalë për një shaka që shkoi keq. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

Interesante
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Kalo në kategori