LAJMI I FUNDIT:

Burri në Kongo u martua me motrat trinjake pasi të tria i propozuan atij njëkohësisht

Burri në Kongo u martua me motrat trinjake pasi të tria i propozuan atij njëkohësisht

Një burrë kongolez u martua me trinjake në të njëjtën ditë, pasi thuhet se të tria i propozuan atij njëkohësisht.

Fotot e kësaj ceremonie martesore po shpërthejnë aktualisht në internet, transmeton Telegrafi.


“Duket sikur po ëndërroja!”, tha burri i identifikuar vetëm si Luwizo.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dasma thuhet se u zhvillua në South Kivu, që gjendet në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos.

Gjithçka ndodhi kur dhëndri takoi një nga vajzat, Natalie, dhe u dashurua shumë shpejt me të. Megjithatë, gjërat morën kthesën kur Natalie e prezantoi atë me dy motrat tjera, Nadege dhe Natasha.

Burri 32-vjeçar ka pohuar gjithashtu se nuk ishte thjesht një martesë e rastësishme, pasi ai ishte vërtet i dashurua me trinjaket.

“Kur i thamë se duhej të martohej me të gjitha, ai u trondit”, tha njëra nga motrat.

“Por për shkak se ai tashmë kishte rënë në dashuri me të gjitha, asgjë nuk mund t’i ndalte planet tona, pasi ne ishim gjithashtu të dashuruara me të”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Kalo në kategori