LAJMI I FUNDIT:

Burri i kërkon gruas të zgjedhë midis qenve dhe atij – kë zgjodhi ajo?

Burri i kërkon gruas të zgjedhë midis qenve dhe atij – kë zgjodhi ajo?

Disa njerëz i duan qentë e tyre aq shumë sa që ata preferojnë t’i mbajnë kafshët shtëpiake më përpara sesa të qëndrojnë të martuar. Historia e Liz Haslam është prova më e mirë e kësaj dashurie të pakushtëzuar.

Liz dhe burri i saj Mike ishin bashkë që në shkollën e mesme. Por, Liz zgjodhi qentë e saj të shpëtimit mbi të dashurin e shkollës së mesme dhe ajo as që mendoi të ndryshonte mendje.


Çifti u martua pas diplomimit. Ata jetonin në një shtëpi në fshat në Barnham, Suffolk, Mbretëria e Bashkuar. Liz dhe Mike kishin një fëmijë së bashku dhe jetuan në të njëjtën shtëpi për 25 vjet. Një ditë, përralla 25-vjeçare mori fund.

Liz i donte vërtet qentë, raca e terrierëve e malorë të perëndimit ishte e preferua e saj. Nëna e saj e kishte rritur këtë race dhe babai i saj kishte një kompani të ushqimit të kafshëve. Shtëpia e Liz kishte hapësirë ​​të mjaftueshme për shumë qen, kështu që ajo hapi një biznes të quajtur “Beds for Bullies”. Gruaja e dashur siguroi strehë për qenët e pa strehë.

Mike nuk e pëlqente faktin që jeta e tij familjare vërtitej rreth terrierëve të Liz. Shumica e qenve kishin nevojë për kujdes të vazhdueshëm për shkak të problemeve të tyre mjekësore. Gjetja e një shtëpie për të gjithë ishte pothuajse e pamundur.

Liz duhej të merrte një vendim. Mike e bëri atë të zgjedhë midis tij dhe qenve.

“Mendova se, pas 25 vjetësh, ai duhet ta kishte ditur që heqja dorë nga qentë nuk ishte aspak pjesë e qëllimeve të mia”, tha Liz. “Ai e dinte që nga momenti kur u martuam se çfarë bëja. Nuk e di se çfarë priste ai ”, përfundon Liz.

Ajo mbajti 30 qentë e saj në vend që të shpëtonte martesën e saj dhe vendimi tronditës e la atë të jetonte në një tendë.

Mike ishte me të vërtetë i zënë me punë dhe Liz i mungonte vërtet dashuria dhe vëmendja e tij. Qentë e shpëtimit u bënë miqtë e saj më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Thënie nga Leo Tolstoy për t’i eksploruar të gjitha aspektet e jetës

Thënie nga Leo Tolstoy për t’i eksploruar të gjitha aspektet e jetës

Këshilla Lifestyle
Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi

Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi

Lifestyle
Përse dhe si arritën macet sfinks pa qime të gjenin adhurues në mbarë botën?

Përse dhe si arritën macet sfinks pa qime të gjenin adhurues në mbarë botën?

Kërshëri
Kalo në kategori