Mediumi me bazë në Madrid ‘sulmon’ ashpër UEFA-n pasi mësuan se Vinicius nuk do ta fitojë Topin e Artë

Mediumi me bazë në Madrid ‘sulmon’ ashpër UEFA-n pasi mësuan se Vinicius nuk do ta fitojë Topin e Artë

Një medium që lidhet me Real Madridin duket se ka lëshuar një deklaratë të fuqishme pasi mësuan rezultatin e Topit të Artë 2024.

Ceremonia e cila do të mbahet sot (e hënë) në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris do të shpall lojtarin më të mirë në botë për vitin 2024, së bashku me disa çmime të tjera që do të ndahen.

Para ditës së sotme, kishte mesazhe të sigurta që thonin se Vinicius Junior do ta fitojë këtë çmim për herë të parë në karrierën e tij.


Mediumi spanjoll MARCA në ballinën kryesore të gazetës kishin publikuar lajmin se braziliani do ta fitojë Topin e Artë pasi shënoi 26 gola dhe bëri 11 asistime sezonin e kaluar.

Sidoqoftë, situata duket se ka marrë një kthesë të jashtëzakonshme pasi është raportuar që Vinicius dhe Real Madridi do ta bojkotojnë ceremoninë pasi kanë mësuar se Rodri do të jetë fituesi.

Real Madridi beson se kjo është një mungesë e madhe respekti pasi besojnë se kapiteni i tyre Dani Carvajal do të duhej të ishte fituesi i Topit të Artë nëse jo Vinicius, duke marrë parasysh faktin se edhe ai ndihmoi Spanjën ta fitojë Euro 2024 njësoj si Rodri.

“Nëse kriteri për këtë çmim nuk e shpall Vinicius si fitues, atëherë kriteri i njejtë duhet ta shpallë Carvajal si fitues”.

“Meqenëse kjo nuk ka ndodhur, është e qartë se Topi i Artë dhe UEFA nuk e respektojnë Real Madridin dhe Real Madridi nuk do të shkojë aty ku nuk respektohet”, ka thënë një burim i Real Madridit për Diario AS./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kthesë tronditëse në hetimin e vdekjes së Maradonës: Truproja arrestohet pas zbulimit të mesazheve

Kthesë tronditëse në hetimin e vdekjes së Maradonës: Truproja arrestohet pas zbulimit të mesazheve

Ndërkombëtare
Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Përfaqësueset

"Jam krenar që jam trajner i Barcelonës", Hansi Flick godet Real Madridin kur flet për orarin e ngjeshur

La Liga
Kupa e Botës për Klube – fitimet marramendëse për çdo fitore, barazim, kalimin e secilës fazë dhe fitimi i trofeut

Kupa e Botës për Klube – fitimet marramendëse për çdo fitore, barazim, kalimin e secilës fazë dhe fitimi i trofeut

Ndërkombëtare
Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Ndërkombëtare
Interi vështron situatën e yllit të Man Utd

Interi vështron situatën e yllit të Man Utd

Serie A
Kalo në kategori