LAJMI I FUNDIT:

Burimet e lajmeve të lidhura me Kremlinin promovojnë pikëpamje pro-ruse rreth Ukrainës dhe NATO-s

Burimet e lajmeve të lidhura me Kremlinin promovojnë pikëpamje pro-ruse rreth Ukrainës dhe NATO-s

Web faqet e lajmeve ekstreme të mbështetura nga Kremlini ose të regjistruara nga organizatat ruse, botuan lajme që thonë se Ukraina, së bashku me vendet anëtare të NATO-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqinë, po provokojnë ngritjen e bazave ushtarake në kufirin rus. Këto lajme u amplifikuan nga faqet e internetit që më parë ishin kapur duke shpërndarë dezinformata.

Shumë prej burimeve që marrin pjesë në këtë ekosistem alternativ të lajmeve, të tilla si News Front dhe South Front, janë identifikuar më parë nga zyrtarë amerikanë se kanë lidhje me inteligjencën ruse, përcjell Telegrafi.


Shpërndarja e lajmeve nga këto faqe alternative në gjuhën angleze përkon me fushatën e fundit të dezinformimit që kanalet televizive shtetërore ruse nisën për audiencën e saj brenda vendit. Kjo fushatë fajëson Ukrainën, SHBA-në dhe NATO-n për përshkallëzim të konfliktit në kufirin ruso-ukrainas.

Rrëfimi se Ukraina është përgjegjëse për përshkallëzimin e tensioneve ushtarake në kufiri injoron lajmet e prezencës së ushtrisë ruse në këtë kufi. Media e pavarur ruse The Insider, kishte raportuar i pari për vendosjen e prezencës ushtarake ruse që nga muaji shkurt 2021 në këtë pjesë.

Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka filluar në vitin 2013 me protestat pro-perëndimorë që rezultoi në rrëzimin e presidentit pro-rus Viktor Janukoviq dhe ardhjen në pushtet të një qeverie të përkohshme pro-perëndimore, e pasuar me aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014.

Burimet e lajmet alternative me origjinë ruse

Faqja e lajmeve në gjuhën angleze BRICS, ishte një nga faqet e internetit që përhapte narrativen rreth Ukrainës dhe NATO-s duke provokuar Rusinë dhe duke përshkallëzuar konfliktin. Web faqja është regjistruar nga Inforos Ltd., një kompani mediatike ruse që Departamenti amerikan i Thesarit e vendos në listën e sanksioneve për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2020.

“Një njësi brenda trupave të operacioneve të informacionit rus, e cila identifikohet si forca ushtarake ruse (Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës – GRU) për kryerjen e spiunazhit, ndikimit dhe operacioneve sulmuese kibernetike”, thuhet në deklaratën për shtyp të Departamentit amerikan të Thesarit.

Më 16 mars 2021, BRICS publikoi një lajm që thotë se kinse Ukraina po kërkon luftë me Rusinë për të “bashkuar vendin pasi ukrainasit janë të irrituar dhe të zemëruar, ngase problemet e mëdha të brendshme mbeten të pazgjidhura” dhe po kërkon mbështetjen e Turqisë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan me të vërtetë shprehu mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës gjatë takimit me presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Një lajm tjetër i botuar nga BRICS më 5 prill ishte titulluar, “Kievi po dërgon një një përshkallëzim të ri të dhunës në Donbas dhe Krime”, rajonet e Ukrainës që kanë qenë nën kontrollin e Rusisë që nga fillimi i vitit 2014.

Të dy artikujt u ribotuan nga faqet e lajmeve alternative. Disa nga këto faqe, si GlobalResearch.ca dhe Before It’s News, ishin identifikuar më parë duke përhapur dezinformata në lidhje me prezencën ushtarake amerikane në Evropë, që në muajin janar 2017.

Një faqe tjetër e lajmeve në gjuhën angleze që përhapte histori të ngjashme si BRICS ishte South Front. Gjithashtu, kjo faqe u shfaq në listën e sanksioneve amerikane për ndërhyrjen në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

Lajmet për Ukrainën dhe Turqinë rreth “përgatitjes së sulmeve” dhe përgatitjet për të sulmuar Krimenë, nuk janë ripublikuar dukshëm në çdo faqe. Por një lajm me titullin “Forcat e Kievit janë të përgatitura të sulmojnë nëse kapërcehen pjesët e tyre të minuara”, u ripublikua jo vetëm nga GlobalResearch.ca por edhe ZeroHedge, një faqe për lajmet financiare, që përhapte edhe më parë pretendimin e rremë se, “NATO po mendon të pushtoj Donbasin pas rrëzimit të Boeing MH17”, duke iu referuar rrëzimit të aeroplanit të Malaysian Airlines në vitin 2014 në Ukrainën lindore.

Një faqe tjetër që përhapte lajmin për agresionin e Ukrainës ndaj Rusisë ishte One Ëorld. Organizata regjistruese e kësaj faqe nuk është e dukshme në regjistrin e domenit publik, por vendi i regjistruesit është Rusia.

One World thotë se nëpërmjet “nacionalizmit të vaksinave” është arsyeja e vërtetë pse Shtetet e Bashkuara po mbështesin agresionin e Ukrainës ndaj Rusisë, duke argumentuar se “nuk mund të përjashtohet që Shtetet e Bashkuara duan të provokojnë një krizë në Ukrainën lindore në mënyrë që të bëjnë të pamundur bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe Rusisë për vaksinën ‘Sputnik V'”.

Një artikull tjetër nga One World me titullin “Pse Ukraina dëshiron luftë?” deklaron se, “Ukraina dëshiron luftë me Rusinë për shkak të një kombinimi të faktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë dëshirën e elitës së saj qeverisëse për të shkëputur vëmendjen nga një krizë e brendshme”.

Të dy artikujt u amplifikuan nga GlobalResearch.ca dhe Oriental Review, një tjetër faqe në internet e lajmeve alternative në gjuhën angleze e regjistruar në Rusi.

Burime të tjera alternative

Faqja Anti-Bellum që menaxhohet nga Rick Rozoff, një bloger anti-NATO, ka ripublikuar shpesh nga mediet e udhëhequra nga Kremlini, si Sputnik International dhe RT, gjithashtu kontribuoi në pikëpamjen rreth agresionit nga Ukraina dhe NATO-ja ndaj Rusisë.

Më 4 prill, Rozoff shkroi se Ukraina po “tërheq zvarrë” SHBA-në dhe NATO-n në një konflikt me Rusinë.

Përveç GlobalResearch.ca, AntiWar Blog një faqe e drejtuar nga Randolph Bourne Institute, një organizatë me bazë në SHBA që lobon kundër ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit, ripublikoi lajmin e Rozoffit.

AntiWar Blog raporton mbi përshkallëzimin e konfliktit ruso-ukrainas nga perspektiva e Rusisë dhe ndan të njëjtin kod të Google Analytics të LeëRockëell.com.

LewRockwell.com si AntiWar Blog, merr perspektivën ruse në raportet në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë.

Asnjë prej këtyre artikujve nuk mori shumë shpërndarje në mediet sociale, ku këto lajme mbetën të zhvendosura në skajet e ekosistemit mediatik alternativ. Modelet e shpërndarjes të zbuluara këtu tregojnë një përpjekje të qëllimshme për të amplifikuar pikëpamjen pro-Kremlinit mbi konfliktin në Ukrainë nga akterë të lidhur me shërbimet e inteligjencës ruse, ndërsa Rusia vazhdon të grumbullojë trupa dhe pajisje ushtarake përgjatë kufirit ruso-ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori