LAJMI I FUNDIT:

Burim Ramadani: Kosova është partner serioz i NATO-s

Burim Ramadani: Kosova është partner serioz i NATO-s

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Kosova është partner serioz i NATO-s dhe që nga ta kanë marrë përvoja, shkollime e trajnime profesionale, transmeton Telegrafi.

Ramadani, ka shtuar më tej se anëtarësimi i Kosovës në NATO është qëllim shtetëror dhe që ka përkrahje unanime popullore.


“Ne kemi marrë përvoja, shkollime e trajnime profesionale nga NATO dhe shtetet anëtare. FSK-ja sot është e ndër-verpueshme plotësisht me NATO-n.
Kosova është partner serioz i NATO-s.
Anëtarësimi në NATO për ne është qëllim shtetëror dhe ka përkrahje unanime popullore”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Postimi i plotë:

Ne kemi marrë përvoja, shkollime e trajnime profesionale nga NATO dhe shtetet anëtare. FSK-ja sot është e ndër-verpueshme plotësisht me NATO-n.
Kosova është partner serioz i NATO-s.
Anëtarësimi në NATO për ne është qëllim shtetëror dhe ka përkrahje unanime popullore.

Kemi bashkëpunim në baza ditore me NALT-in, që na ndihmon në zhvillimin e standardeve demokratike.
Kosova është e përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë./Telegrafi/