LAJMI I FUNDIT:

Burim Berisha dënohet me 2.000 euro, përdori fëmijë në fushatë

Burim Berisha dënohet me 2.000 euro, përdori fëmijë në fushatë

Disa fotografi të fushatës të kandidatit të LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, në të cilat shihen edhe fëmijë, i kanë kushtuar me 2.000 euro gjobë këtij subjekti politik.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjetur të bazuar një ankesë të BIRN dhe Internews Kosova ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Berisha, për përfshirje të personave nën moshën 18 vjeçare në fushatë zgjedhore.


“Paneli nga fotografitë e ofruara si provë nga parashtruesi i ankesës, e të cilat gjenden në shkresat e lëndës, në mënyrë të padyshimtë ka konstatuar se Burim Berisha, kandidat për kryetar të Fushë-Kosovës nga radhët e LDK-së ka përdorur fëmijë në tubimin e tij politik gjatë fushatës zgjedhore”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Në vendim bëhet e ditur se LDK është arsyetuar duke thënë se dikush pa dijeninë e tyre i ka veshur dhe sjellë fëmijët për të bërë fotografi me kryetarin dhe ai në shenjë mirësjelljeje ka pranuar të bëjë fotografi me ta.

PZAP nuk e ka gjetur të pranueshëm arsyetimin e paraqitur nga LDK.

Më parë është raportuar për dënimin e Partisë Demokratike të Kosovës me 3.500 euro pasi që në spotin e kandidatit për Prishtinën, Lirak Çelaj kishte të përfshirë fëmijë.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje është dënuar pas ankesës së BIRN dhe Internews Kosova lidhur me shkeljen e Kodit të Mirësjelljes nga kandidati për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori