LAJMI I FUNDIT:

Burgoset ish-kampioni i boksit, Adrien Broner – pasi nuk ka arritur të paguajë gjobën për sulmin që bëri ndaj një gruas

Burgoset ish-kampioni i boksit, Adrien Broner – pasi nuk ka arritur të paguajë gjobën për sulmin që bëri ndaj një gruas

Boksieri kontrovers Adrien Broner është prangosur për shpërfillje të gjykatës në lidhje me një padi civile të ngritur kundër tij.

Broner u dërgua në qeli këtë javë pasi shfaqi një shumë të parave në Instagram pavarësisht se pretendonte se nuk mund të përmbushte pagesa në gjykatë sepse kishte falimentuar.

Ish-kampionit botëror në katër pesha iu tha t’i paguante 830,000 dollarë (637,000 euro) një gruaje që ai sulmoi në 2018, por ka humbur disa afate pagese të vendosura nga gjykatësi i Kleveland, Nancy Margaret Russo.

31 vjeçari paraqiti dokumente muajin e kaluar duke treguar prova se ai nuk ishte në gjendje të përmbushë pagesat, duke deklaruar se ai kishte vetëm 13 dollarë, duke shpjeguar se ai kishte shpenzuar mbi tre milionë dollarë që nga viti 2017 .

Boksieri amerikan, i cili u paraqit në gjykatë të hënën, pretendoi se ai kishte miq të pasur, kur u pyet se si ishte në gjendje të tregonte kaq shumë para, por u hodh në burg nga gjykatësi Russo derisa të mund të siguronte informacion të vërtetë për pozicionin e tij financiar.

Broner appeared in court on Monday over failed payments to a woman he assaulted in 2018

Duke folur në gjykatë, Broner tha: “Kam miq të pasur. Kam miq të pasur që kujdesen për mua”.

“[Paratë që po postoj] po më dërgohen [nga] miqtë e mi”.

He said he couldn't pay because he was broke but flaunted wads of cash on Instagram

Kur u pyet se pse miqtë e tij do t’i dërgonin kaq shumë, ai tha: “Kam një zemër të madhe. Do të të tregoj se kam një zemër të madhe”.

“Dhe kur kisha para dhe të gjithë më kërkuan para, unë ua dhashë atyre. Dhe tani që ata e shohin se kam nevojë për ndihmë nëse e kërkoj atë”.

I shtyr se kush e ka mbështetur atë financiarisht, ai shtoi: “Shokët e mi! Mund të pyesni Gervonta Davis, Al Haymon, mund të pyesni Stephen Espinoza, mund të kërkoj para nga të gjithë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori