LAJMI I FUNDIT:

Burg i përjetshëm kosovarit në Gjermani – tentoi të vriste shefin e tij me tërfurk!

Burg i përjetshëm kosovarit në Gjermani – tentoi të vriste shefin e tij me tërfurk!

Një shqiptar ka marrë dënimin kapital që njeh ligji penal gjerman, dënim me burg të përjetshëm, për tentimvrasje.

Në shpalljen e dënimit, gjyqtari ka folur për një veprim veçanërisht brutal, çfarë gjykata e landit në Hamburg ende nuk ka pasur rast të procesojë, shkruajnë mediet gjermane.


23 vjeçari Jasmin A., i cili ka pasaportë kosovare dhe jeton në Lüneburg, e ka marrë dënimin pa shqetësim.

Ndërsa për familjen e personit të dëmtuar, i cili ka pësuar lëndime me rrezik për jetë dhe dëme të pariparueshme, ky dënim është një ngushëllim i dobët.

Trupi gjykues ka konstatuar se në rastin që ka ndodhur në qershor të vitit 2015 janë përmbushur dy kritere për vrasje të rëndë dhe se dorasi vuan nga një çrregullim psikik të personalitetit.

Ai e ka sulmuar shefin e tij mbrapa shpine me një tërfurk me ç`rast e ka goditur me forcë të madhe në kokë, sa që rrembat e tërfurkut kanë depërtuar dhjetë centimetra në thellësi të kokës së personit të sulmuar, transmeton albinfo.ch.

Me atë rast atij i janë shkaktuar dëme të pariparueshme shëndetësore.

Sulmit i ka paraprirë një mosmarrëveshje mbi orët e punës në mes të shefit dhe punëtorit që punonte në një deponi të djegies së mbeturinave.

I dënuari nuk ka shprehur aspak pendim për krimin. Madje ai ka thënë para trupit gjykues se «ia kam futur tërfurkun në kokë». Dhe kjo, për gjyqtaret është lojë makabre me viktimën, përcjell albinfo.ch.

Sipas kosovarit, viktima e kishte sharë atë me një shprehje urrejtjeje ndaj të huajve (Scheissausländer) dhe ai me këtë e arsyeton aktin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori