LAJMI I FUNDIT:

Bundesbanka u jep ultimatum fuqive të mëdha bankare

Bundesbanka u jep ultimatum fuqive të mëdha bankare
Deutsche Bundesbank in Hamburg, Deutschland, Europa. German Federal Bank in Hamburg, Germany, Europe., Image: 170657046, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, Face to Face Creative

Bundesbanka gjermane u dha ultimatum fuqive të tjera të mëdha bankare përfshirë në SHBA, se do të tërhiqet nga bisedat e riorganizimit të rregullave globale për kapitalin, nëse nuk arrihen kërkesat që ka.

Andreas Dombret, anëtar i bordit drejtues të Bundesbank, tha se Gjermania nuk do të jetë dakord nën çdo kusht. Ai shpalosi një serë kërkesash në takimin që do të zhvillohet më vonë gjatë muajit të Komisionit të Bazelit, caktuesit ndërkombëtar të standardeve.


Me administratën e re të Donald Trump që do të vijë në pushtet së shpejti, e nxitur nga dyshime mbi globalizimin dhe rregullatorët, Dombret tha se shpreson që bisedat në Komisionin e Bazelit do të vazhdojnë të bazohen në besimin e përbashkët. /Telegrafi/