Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shpejtim Bulliqi shpreson se tryeza për demarkacionin me Malin e Zi do të caktohet gjatë kësaj jave nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, para se marrëveshja të sillet në Kuvend.
Ai në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka thënë se është momenti i fundit që të bëhet një rrugëzgjidhje e kësaj situate dhe shpreson që kjo tryezë do të organizohet brenda javës.
“Rregullorja e Kuvendit parasheh që me kërkesën e gjashtë deputetëve të iniciohet një çështje e tillë. Unë kam grumbulluar 24 nënshkrime nga deputetët e të gjitha subjekteve politike, përjashtuar partitë NISMA dhe AAK, të cilat vazhdojnë ta bojkotojnë punën e Kuvendit, por që jam i sigurt se edhe ata e kishin nënshkruar”, ka thënë Bulliqi.
Kërkesa e 24 deputeteve, sipas Bulliqit, e obligon komisionin shtetëror që të jetë pjesë e tryezës.
“Murat Meha është i obliguar që të vij dhe të raportojë para deputetëve të Kuvendit për punën ose mospunën që e ka bërë”, ka thënë deputeti.
“Në tryezë kemi paraparë që të jenë anëtarët e komisionit shtetëror, 6 ekspertët që e kanë kundërshtuar demarkacionin dhe punën e këtij komisioni dhe deputetë e Kuvendit që do të mund të jenë të involvuar për të bërë pyetje. Tryeza duhet të bëhet në Kuvendin e Kosovës nën pratronatin e Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë ai duke shtuar se esenca është që kjo tryezë të bëhet para së marrëveshja të vije në Kuvend.
I pyetur se a do të paraqet problem ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Malit të Zi, Bulliqi thotë se ratifikimi i njëanshëm nuk është çështje e mbyllur.
Ai thotë se përveç fakteve që kanë paraqitur deri më tani përgjatë një viti, në rast që organizohet kjo tryezë ai do të paraqes ekstra fakte e dëshmi që thonë se me këtë marrëveshje Kosova humbë territor.
Ai flet edhe për shqetësime tjera në rast që vendoset që me këtë metodologji (kadastër) të bëhet demarkimi i Kuvendit me Serbinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'