LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria, pret elitën politike të Evropës Juglindore

Bullgaria, pret elitën politike të Evropës Juglindore

Më 31 maj dhe 1 qershor në Sofje do të takohen presidentë dhe ministër të punëve të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore, me rastin e përfundimit të mandatit njëvjeçar të Bullgarisë si kryesuese e radhës e Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Bulgaria ishte Kryesuese e radhës e SEECP-it nga 1 korrik 2015 deri më 30 qershor 2016/, motoja e së cilës ishte “SEECP – 20 vite kyçi i bashkëpunimit regjional”.


Ky proces ishte iniciuar pikërisht nga Bullgaria në vitin 1996.

“Filozofia e kryesisë bullgare udhëhiqej nga vizioni largpamës se stabiliteti, paqja dhe zhvillimi i rajonit janë të mundshme përmes thellimit më kategorik dhe të pakthyeshëm të demokracisë. Pikërisht për këtë është e nevojshme që të mbështeten reformat e rënda në rrugën drejt integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vendet e rajonit duhet të mendojnë dhe të veprojnë në mënyrë unike, për shkak se sfidat aktuale para tyre kërkojnë koordinim, veprime dhe zgjidhje të përbashkëta”, thuhet në njoftim e ambasadës bullgare.

Përzgjedhja e prioriteteve të Kryesisë bullgare (migracioni dhe përballimi i fluksit të refugjatëve, liria e medieve dhe e fjalës, zhvillimi i ndërlidhjes infrastrukture dhe energjetike) janë shprehje konkrete e synimit të përafrohet agjenda evropiane me Ballkanin perëndimor dhe rajonin e Evropës Juglindore në tërësi.

Një vëmendje e posaçme në kohën e Kryesisë i ishte kushtuar migracionit dhe fluksit të refugjatëve, që kërkojnë bashkëpunim më aktiv dhe veprime të përbashkëta. “Me këtë qëllim në kohën e takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme gjatë muajit shkurt të këtij viti në Sofje, me iniciativën e ministrit të jashtëm bullgar u miratua Deklarata e përbashkët për përballimin e sfidave, që rrjedhin nga flukset e migracionit”, thuhet në njoftim.

Faktorët që do të çojnë në ulje të çmimeve të burimeve energjetike, gjë që është në interes të konsumatorëve janë konkurrenca dhe diversifikimi i tyre.

Infrastruktura e transportit nga ana e saj është vendimtare si për zhvillimin ekonomik, kështu edhe për kontakteve midis njerëzve nga rajoni. Por për arritjen e kësaj janë të nevojshëm pragmatizëm, vullnet unik dhe veprime të përbashkëta të të gjitha shteteve.

Më 31 maj të vitit 2016 do të zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm në të cilin Evropën Juglindore. Mikpritës i takimit do të jetë ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Daniel Mitov, ndërsa ndër pjesëmarrësit në forum do të jenë ministrat te Punëve të Jashtme, Nikolaus Kotzias, miro Kovaç, Igor Cernadak, Llazar Komanesku dhe Nikolla Poposki.

Gjatë takimit të udhëheqësve shtetëror dhe qeveritar më 1 qershor të vitit 2016 në Sofje, Bullgaria do t’ia dorëzojë Kryesinë e SEECP-it Kroacisë, duke mbetur pjesëmarrëse aktive në formatin e “Trojka“.

Pjesëmarrjen e vet e kanë konfirmuar presidentët Bujar Nishani, Nicolae Timofti, Kolinda Grabar-Kitanović, Bakir Izetbegoviq, Filip Vujanović, Hashim Thaçi dhe George Ivanov, Kryeministri Daçian Čološ si dhe Zëvendëskryeministrat Karl Erjavec dhe Turgul Turkeş.

Pjesëmarrjen e vet e kanë konfirmuar gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanović si dhe përfaqësues të strukturave evropiane.

Në takimin e nivelit të lartë do të miratohet edhe deklarata jubilare, që pasqyron arritjen e Procesit gjatë dy dekadave të fundit. Në të, vëmendje e posaçme do t’u kushtohet veprimeve të përbashkëta për zhvillimin e ardhshëm të rajonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori