LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria e rikthen ambasadorin e saj në Maqedoninë e Veriut

Bullgaria e rikthen ambasadorin e saj në Maqedoninë e Veriut

Ambasadori bullgar në vend, Angel Angellov u kthehet aktiviteteve të tij diplomatike në Maqedoninë e Veriut me kapacitet të plotë, pasi të mërkurën e kaluar u tërhoq në Sofje, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Jashtme për AIM.

Pas mbledhjes së Komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin bullgar më 25 janar, ministri teknik për Punë të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Millkov paralajmëroi se ambasadori i tyre, Angel Angellov do të tërhiqet nga Shkupi dhe do të mbetet në Sofje deri siç tha ai, “nuk vërehet progres në trajtimin e qytetarëve maqedonas me vetëdije bullgare në vendin tonë”.

Nga MPJ-ja bullgare ditë më parë informuan se “qëllimi i konsultimeve është të bisedohet mbi mundësitë e ndalimit të trendit të rrezikshëm të rritjes së presionit të shtuar ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare dhe zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale”.

Nga MPJ e Maqedonisë një ditë më vonë dolën me reagim se me vëmendje ndjekin deklaratat dhe aktivitetet që vijnë nga Republika e Bullgarisë dhe me keqardhje kanë konstatuar se aktivitetet e fundit të Sofjes zyrtare nuk janë konform praktikës së dakorduar për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe përkundrazi paraqesin nënshtrim ndaj provokimeve ndaj atyre që duan të prishin përpjekjet e dy qeverive për një zhvillim të qëndrueshëm dhe pozitiv të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ndryshe, pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski të premten me kolegun e tij bullgar Galab Donev në bisedë telefonike u angazhuan për kremtim paqësor dhe të sigurt të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, sot për vizitë në vend ishte ministri i Punëve të Brendshme të Bullgarisë, Ivan Demerxhiev i cili me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Oliver Spasovski pas takimit të tyre të përbashkët, porositën se nuk do të lejohet asnjë incident në përkujtimin e lindjes së Goce Dellçevit që duhet të mbahet të shtunën dhe se autoritetet policore po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori