LAJMI I FUNDIT:

Bukuroshja Nita Bajrami nga Kosova finaliste e “Top Model” në Irlandë: Ëndrra ime është të bëhem si Kendall Jener

Bukuroshja Nita Bajrami nga Kosova finaliste e “Top Model” në Irlandë: Ëndrra ime është të bëhem si Kendall Jener

Suksesi i shqiptarëve në botë tashmë është i vërtetuar, e një sukses të tillë në çfarëdo lloj fushe e duan gjithë të rinjtë sot.

Nita Bajrami, është vajza nga Kosova e cila jeton në Irlandë, dhe ka nisur rrugëtimin e saj të suksesshëm drejt fushës së modelizmit. Ajo është njëra ndër finalistet e spektaklit “Top Model of the Ireland”, që është një ndër konkurset kryesore të bukurisë në Irlandë.


Në një intervistë për Telegrafin, Nita ka rrëfyer në pika të shkurtra se si e zhvilloi karrierën e saj si modele atje.

“Në “Top Model of the UIreland” është hera e parë që konkurrova ku dhe pata fatin të arrije në finalen e madhe. Një mike e imja finaliste e vitit të kaluar kishte treguar disa foto te mija menaxheres së “Top Model Audry O’Neill” dhe ajo kishte pëlqyer fotot dhe ka kërkuar që unë të konkurrojë ketë vite dhe kështu bëra. “Top Model” organizonte faza tjera para natës finale pothuajse çdo vikend dhe unë nuk mungojë asnjëherë, është rrugëtim i vështirë por e bëjë me shumë dashuri dhe përkushtim. Ne fazën fillestare të rekrutimit na mësojnë si të sfilojmë, si të pozojmë, të bëjmë makijazh e shumë gjëra tjera në mënyrë që fituesja të jetë sa më e përgatitur për modelim ndërkombëtar”, tha Nita Bajrami për Telegrafin.

Nita Bajrami

Ajo është cilësuar si një ndër emrat potencialë për të fituar në këtë spektakël, gjersa në vazhdimin e bisedës, e njëjta tregoi se sa është pesimiste rreth fitores.

“Të gjitha konkurrentet janë shumë të mira dhe kam krijuar shumë miqësi me to, shpresojë të fitojë më e mira që të prezantoje Irlandën në mënyrë të denjë ndërkombëtarisht. Për gjithë shqiptarët që duan të përcjellin se a do jem unë vajza fatlume që të përfaqësojë Irlandën ndërkombëtarisht, mund të gjejnë të dhënat për votim në rrjetet sociale si Facebbok dhe Instagram”, ka thënë ajo tutje.

Nita është shumë e re në moshë, dhe përveç modelizmit kryen edhe studimet. Në pika të shkurtra ajo tregoi pak rreth biografisë së saj, duke treguar edhe për mënyrën se si familja e saj përfunduan në Irlandë.

“Unë kam lindur ne Dublin, prindërit e mi kanë ardhur në Irlandë gjatë luftës së Kosovës ku pas tri vjetësh kanë marrë shtetësinë Irlandeze. Jam studente e vitit të pestë dhe perveç modelizmit, kam dëshirë dhe synim që të përfundoj studimet. Me modelizëm është viti i parë që merrem profesionalisht, pata fatin të arrijë në finale në ‘Top Model’ që nga tentimi i parë në ketë fushë. Kam shume synime në jetë, jam shume e re dhe shpresoj t’i realizoj një nga një. Modelizmin e dua fortë dhe do punojë shumë që të arrijë këtë synim”.

Fituesja e vitit të kaluar e kompeticionit “Top Model Ireland” pati fatin që më pas të lidh një kontratë me “Vogue”, gjë të cilën do e donte shumë edhe bukuroshja kosovare, ndonëse nuk e di nëse do ta fitojë konkursin, dhe nëse po, a do ta ketë fatin për një bashkëpunim të tillë.

“Kam pasur disa oferta të ndryshme pune në Francë, dhe besoj do jem atje në muajin prill.. Fituesja e vitit te kaluar ne “Top Model Ireland” ka pasur kontratë me ‘Vogue’, dhe shpresoj që edhe fituesja e këtij viti do ketë bashkëpunim me ‘Vogue’, qoftë unë apo cilado që fiton, por patjetër që duhet të pëlqehet nga vetë ‘Vogue’ që të jesh në kopertinat e tyre. Mund të them edhe një gjë, që nata finale e 20 janarit mund të bëjë ndryshime në planet e mija ku bëhet përzgjedhja se cila nga ne do e përfaqësojë Irlandën në “Top Model of the World”, është shprehur më tej modelja Bajrami.

Në përfundimin e bisedës, modelja Nita Bajrami rrëfeu aspiratat e saj për të ardhmen, duke shtuar se dëshiron të ecë drejt hapave të suksesshëm, ashtu siç emrat e njohur të fushës së modës kanë bërë viteve të fundit.

“Planet e mija për të ardhmen janë të shumta, siç thashë edhe më herët shpresoj t’i realizoj një nga një dhe nuk kam ndërmend ta ngarkoj veten pasi që jam shumë e re në moshë, por fokusi tash për tash është në shkollë dhe modelizëm. Ëndrra ime është të eci hapave të Kendall Jener”, ka përfunduar Nita Bajrami.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar shumë fotografi të modeles, e cila duket mjaft tërheqëse dhe atraktive, teksa ende cilësohet si favorite e “Top Model Ireland”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori