Ariana Cena për vetëm 10 vjet ka depërtuar në botën e modës dhe me shpejtësi marramendëse e ka pushtuar atë. Ka magjepsur ekspertët e modës, ka bashkëpunuar me kreatorët e mëdhenj botërorë, ndërkaq është dalluar me elegancën dhe bukurinë e sofistikuar.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Ariana është modele e suksesshme, aktore, por edhe këngëtare që ka një të ardhme të ndritshme. Mësoni diçka më tepër për të.
Cila është Ariana Cena për të gjithë ata që nuk e njohin?
Unë jam lindur dhe akoma jetoj në Gjermani, kurse me origjinë jam nga Peja. Modelimin dhe aktrimin e kam punë, kurse muzikën pasion të vërtetë. Është me rëndësi të kesh qëllimin, gjithçka të fillohet me maturi dhe vazhdimisht të punohet në vetveten.
Ju vini nga Dukagjini, i njohur për femrat e bukura, madje-madje. Çka është ajo që vajzat pejane i shquan nga të tjerat?
Ndoshta ajri edhe uji i Rugovës, hahaha. Jo, nuk e di pse është Peja e njohur për bukurinë femërore…Mendoj që edhe qytetet tjera kanë mjaft femra të bukura.
Qëkur keni hyrë në botën e modës dhe si duket magjia e kësaj bote?
Kam hyrë para 10 viteve dhe nuk është aq punë e lehtë siç e paramendojnë të tjerët. Ndjenja është fantastike. Vlerësoj çdo brend dhe çdo disenjator, mirëpo, natyrisht, nderi i posaçëm është të paraqitesh në revytë e kreatorëve të njohur. Në pistë dhe në revista çdo gjë duket fenomenale. Të gjithë e shohin rezultatin përfundimtar, ndërkaq askush nuk e di që pas qëndrojnë angazhimi dhe shumë net pa gjumë.
Keni bashkëpunuar me emrat më të njohur në botën e modës…Çfarë dini sot në përgjithësi për modën?
Është fakt që ka shkëlqim, po edhe shumë punë të mundimshme. Tani di sesi e gjitha duket pas skenës, jam e vetëdijshme që modelet nuk janë vetëm vajza të bukura dhe shtathedhura pa inteligjencë – siç i quajnë shpesh padrejtësisht.
Nuk themi asgjë të re nëse konstatojmë se jeni e bukur (e bukura mund të gjitha), pastaj sharmante, fisnike…A janë këto virtyte që garantojnë suksesin tuaj edhe në fusha të tjera të artit, sikurse bie fjala, kënga. aktrimi…
Besoj se puna, prezantimi dhe sjelljet janë shumë të rëndësishme për sukses dhe sigurisht, në kombinim me talentin.
A është bukuria vendimtare për të arritur sukses?
Nuk është e domosdoshme, por besoj që mundet të të ndihmojë shumë, sidomos në art, pavarësisht se të sjell edhe disa probleme tjera.
Njerëzit zakonisht kanë paragjykime që femrat e bukura e kalojnë kohën te kirurgu apo para pasqyrës duke u lyer me kremra të shtrenjta. Cila është kura juaj?
Bukuria kërkon mirëmbajtje me kozmetikë, por nuk do të thotë se ka të bëj gjithsesi me kirurgji. Mua më pëlqen bukuria natyrore, sepse ajo e reflekton karakterin e vërtetë. Nëse femrat do të ndryshonin pamjen e tyre, atëherë do të përngjanim shumë me njëra-tjetrën dhe, kështu, secila do të humbte gjërat karakteristike, të cilat të bëjnë të veçantë dhe të bukur. Megjithatë, bukuria nuk definohet vetëm me pamje fizike, por thjesht me karizëm dhe me energji pozitive.
Cila pjesë e punës më së shumti ju tërheq: revytë, editorialet e revistave, punët komerciale, fotografimi për katalogë, kënga, aktrimi? Ku e ndieni veten më rehat?
Rehat ndjehem në secilën pjesë, përndryshe nuk i kisha zgjedhur këto punë. Por, veten më së shumti e gjej në vallëzim, këndim edhe në xhirime.
Keni deklaruar se kurrë nuk do të fotografoheni nudo. Eventualisht, çka mund ta ndryshojë qëndrimin Tuaj?
Asgjë, kurrnjëherë.
Për cilin talent tuajin konsideroni që nuk keni arritur ta nxirrni në pah?
Këndimin dhe vallëzimin.
Prej nga edhe pasioni për këngën në vorbullën e angazhimeve të shumta?
Nuk është kjo e rastësishme. Muzikën, prej fëmijërisë e kam pasur në shpirt. Gjithnjë ishte ëndërr imja. Dhe, vetëm ishte çështje e kohë, se kur do t’i rikthehesha sërish muzikës.
Kënga juaj titullohet ‘S’jom mo”. Për kënd ju nuk jeni?
S’jom, për vetveten.
A shpenzon me maturi në gardërobën tuaj apo çmimi për ty nuk ka rëndësi, nëse ndonjë veshje të pëlqen?
Shpenzoj mjaft, por mundohem të mos e teproj. Sidoqoftë, nëse më pëlqen diçka shumë, nuk rehatohem pa e blerë.
Çka shmangni posaçërisht të vishni, e çka vishni kur dëshironi të shkëlqeni?
Gjithmonë vishem ashtu siç ndjehem; krejt varet nga disponimi. Kryesisht, tesha të rehatshme, që më bëjnë të ndjehem e lirë.
Sa është e mundimshme jeta Juaj profesionale dhe sa të krijon kënaqësi?
Është mjaft e mundimshme, sepse të gjitha i bëj vet, pa menaxher apo sponsor. Megjithatë, më krijon aq shumë kënaqësi, sa mund mundimet që kam.
Gjithkush ka një ëndërr profesionale. Ju e keni plotësuar ëndrrën, apo jeni në kërkim të saj?
Ëndrrat e mia kurrë nuk janë të plotësuara. Kush ndalet të ëndërrojë, ndalet të jetojë. Akoma kam shumë plane të parealizuara, sidomos në muzikë.
Çfarë bën Ariana zakonisht, kur ka kohë të lirë?
Kaloj shumë kohë me familje dhe shoqëri. Përndryshe shkoj pesë herë në javë në palestër, por edhe lexoj shumë.
Në përfundim, çfarë keni për t’i thënë lexueseve që dëshirojnë të bëhet modele?
Mos të dorëzohen dhe ta ulin veten për çfarëdo arritje që kanë. Ëndrrat mund të realizohen, por vetëm me punë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë