LAJMI I FUNDIT:

Bukuri nga jashtë, fuqi nga brenda (Foto)

Bukuri nga jashtë, fuqi nga brenda (Foto)

Për këtë Audi RS7, të cilin e shohim në këto fotografi, është përkujdesur kompania Exclusive.


Ky model, vëmendje të veçantë tërheq me eksterier me ngjyrë të veçantë, të kafenjtë “Zanzibar”, ulëset prej lëkure me ngjyrë të zezë, Alcantara me ngjyrë të kafenjtë “Cognac”, disa detaje nga fibra të karbonit, si dhe me sistemin e zërimit Bang & Olufsen.

Duhet përmendur edhe sistemin e shkarkimit të gazrave, disa elemente nga fibra të karbonit në eksterier – që përfshinë difuzerin e pasmë, pasqyrat, etj. – si dhe rrotat Anthracite prej alumini me ngjyrë të zezë e me diametër prej 21-inç, transmeton Koha.net.

Duket, këtu fjala është për versionin më të fortë Performance, ku nën kapak gjendet motori 4.0-litër TFSI V8 me kapacitet prej 605 kuajfuqi.

Audi RS7 Exclusive shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.7 sekonda.