LAJMI I FUNDIT:

Bukë thekre pa e ngjeshur: Bukë e gjatë fenomenale nga brumi me birrë

Bukë thekre pa e ngjeshur: Bukë e gjatë fenomenale nga brumi me birrë

Thekra është shumë e shëndetshme, ka kosto të ulët, është shumë e mirë për shëndetin

Përbërësit:


– 3 filxhanë miell thekre;
– 2 filxhanë miell të bardhë;
– 1 filxhan fjolla thekre;
– 1 filxhan fara liri;
– 1 filxhan luledielli të njelmët të pjekur;
– 1 filxhan jogurt;
– 1 filxhan birrë;
– 1 lugë plotë kripë deti.

Përgatitja:

Në një tepsi të madhe përzieni miellin, fjollat dhe farat.

Në tepsi përzieni jogurtin, birrën, kripën dhe tharmin. Shtoni përbërësit e thatë ngadalë dhe tundni me shpejtësi mesatare dhjetë minuta.

Lyeni dy tepsi të ngushta dhe brumin qiteni barabar në të dyja. Mbyllni mirë me folie plastike dhe lini të qëndrojnë gjatë natës, ose së paku 12 orë.

Para pjekjes, brumin lëreni në temperaturë dhome së paku tri orë.

Hiqjani folien e plastikës dhe piqeni në furrën e nxehur më parë (në rreth 2 orë).

Buka duhet të marrë ngjyrë të errët.

Nxirrni tepsitë dhe lërini të ftohen rreth gjysmë ore, pastaj me kujdes nxirrni dhe lërini gjatë që të ftohen (së paku dy orë).

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.