LAJMI I FUNDIT:

Bujqit i gëzohen borës: Do të kemi bereqet këtë vit (Video)

Bujqit i gëzohen borës: Do të kemi bereqet këtë vit (Video)

Isuf Hajrullahu me lopatë ka ardhur të kontrollon arrën e tij. Pasi shpalosi një pjesë të borës u vërtetua se kishte mbirë gruri. Isufi në arën e tij në fshatin Straçincë të Shkupit ka mbjellë një hektarë me grurë. Për të, ky vit do të jetë i mbarë, sepse siç thotë toka do të ketë lagështi të mjaftueshme për kultivimin e grurit.

“Kemi mbjellë grurë para se të bie borë në muajin e dhjetë por nuk ka pasur shenjë se do të mbijë sepse ka qenë koha e thatë dhe shi nuk ka pasur. E tani kjo bora që ka rënë këtë muaj, e ka mbuluar. Tani që erdhëm së bashku, e shohim se ka mbirë gruri. Do të kemi bereqet sivjet”, tha ai.


Për shkak vërshimeve që kapluan rajonin e Shkupit, banorëve të kësaj zonë u është thënë të mos mbillet asgjë, por ata pa e ditur se a është pjellore apo jo, kanë mbjellë grurë.

“Ekspertët e bujqësisë me aparate kanë kontrolluar tokën. Mirëpo ne nuk kemi asnjë lajm se toka jonë a duhet mbjellë apo jo, asgjë nuk na kanë thënë. Dikush po thotë mbillni se nuk është e prishur. E tash duhet me mbjellë ani se na kanë thanë mos ta mbjellin sepse duhet me jetuar dhe të hanë. Ne më shumë e kemi shfrytëzuar për bostan pjepër, e sidomos dredhëza që zë vendin e parë sepse bëhen shumë dredhëza të mira sepse vendi është i tillë dalin më herët se fshatrat e tjerë”, u shpreh Isuf Hajrullahu.

Profesori i bujqësisë, Ordan Çukaliev, thotë se shtresa e borës ka ndihmuar sikur mbulesë mbrojtëse për drithërat, sidomos të grurit.

“Bora është e mirëseardhur për grurin edhe pse e gjallë dhe jeshile ndodhet ndër borë, në fakt ajo është izolues. Ajo bën izolim nga temperaturat e ulta. Dhe në këtë mënyrë ajo nuk dëmtohet nga temperaturat, dhe nuk shfaqet ngrirje”, tha Çukaliev.

Edhe Nga Ministria e Bujqësisë thonë se të mbjellat më këtë rajon janë të sigurta, njofton TV 21.

“Është i formuar komisioni prej profesorëve të bujqësisë ku kanë deklaruar se është e sigurte për ushqim. mundet që pritjet të jenë aq sa kanë qenë mirëpo gruri që do të prodhohet do të jetë i shëndetshëm për konsumim”, tha Ministri i Bujqësisë, Mihail Cvetkov.

Tokat e Straçincës për momentin janë të mbjella 90% me grurë, ndryshe ky vend është i njohur për kultivimin e dredhëzave dhe shalqirit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori