LAJMI I FUNDIT:

Bujqit e Haraçinës dhe Gazi Babës në protesta, kërkojnë dëmshpërblim për vërshimet e vitit 2018

Bujqit e Haraçinës dhe Gazi Babës në protesta, kërkojnë dëmshpërblim për vërshimet e vitit 2018

Bujqit e Komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës, sot kanë protestuar duke bllokuar disa rrugë, pasi akoma nuk i kanë marrë dëmshpërblimet nga dëmet e vërshimeve të vitit 2018.

Në mesin e protestuesve kishte madje edhe bujq, të cilëve nuk u janë paguar dëmshpërblimet për dëmet bujqësore të 2016-tës. Bujqit thonë se nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje sa më shpejtë të jetë e mundur, ata do të bllokojnë rrugët çdo ditë, deri sa të realizojnë


Revolta e bujqëve u bë akoma më e madhe, kur gjatë protestës thanë se u ka arritur informacion se pikërisht sot janë paguar dëmshpërblimet për bujqit e disa vendbanimeve të tjera. Ata nuk e kanë të qartë se përse nuk po marrin pagesat që u takojnë, edhe përskaj dokumentacionit që e kanë në rregull, si dhe premtimeve të shumëta se një gjë e tillë duhet të ndodh.

Bujqit mes tjerash kërkojnë edhe solidaritet dhe mirëkuptim nga ana e qytetarëve, duke nënvizuar se këtë reagim po e bëjnë nga mungesa e përkujdesjes së barabartë nga ana e Qeverisë për bujqit e komunave të Gazibabës dhe Haraçinës.

Këshilli organizativ i protestave paqësore të bujqëve nga komunat e Gazibabës dhe Haraçinës, kërkojnë që më së voni deri të marten, më datë 18 shkurt, kërkesat e tyre të marrin përgjigje./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori