Deri në orën 18:00 të ditës së sotme (11 gusht), në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 15 zjarre, nga të cilat dy janë aktive, një është nën kontroll dhe 12 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Sipas QMK-së, zjarret janë aktive në Komunën e Makedonski Brod, pranë lokalitetit Vidush pranë fshatit Dragov Dol, ku digjen bimësi e ulët, pyje me kërcell të ulët dhe shkurre, si dhe në Komunën e Novo Selos, në malin Ograzhden pranë Novo Selos, ku digjet një deponi, pyll i përzier i degraduar dhe bimësi e ulët.


Zjarri në deponinë e qytetit në Delçevë është nën kontroll.

Zjarret janë shuar në afërsi të fshatit Blatec në Komunën e Vinicës, në Komunën e Qendrës Zhupa, në Komunën e Kërçovës, në Komunën e Llozovës, në Kumanovë, në Komunën e Brvenicës, në Komunën e Zhelinës, në Komunën e Tearcës, në Komunën e Vrapçishtit, në Komunën e Gazi Babës dhe në Komunën e Sarajit.