Bota bisedon për një bujqësi ku përdoren robotët, dronët dhe informatika , ndërsa ne akoma flasim për mirëmbajtjen dhe përkujdesjen adekuate të lopëve nëpër stalla. Në këtë mënyrë e përshkruajnë ekspertët bujqësor, ngecjen e bujqësisë në vend në raport me bujqësinë evropiane, shkruan gazeta KOHA. Bujqësia si sektor ballafaqohet me më shumë probleme, mirëpo që ato të zgjidhen dhe që të kemi një zhvillim më të madh të këtij sektori nevojitet të ofrojmë përgjigje për më shumë çështje siç janë se çfarë fshatrash kemi, sa janë ato të banuara dhe sa fermerët në vend janë në gjendje të përdorin metodat dhe praktikat bashkëkohore teknologjike, thotë ekspertja Bllagica Sekovska.
Duke mbështetur nivelin e ulët të gatishmërisë së bujqësisë që nesër të garojë me bujqësinë evropiane ajo thekson se akoma mbetet shumë punë që prodhimtaria vendore bujqësore të jetë e aftë të konkurrojë me bujqësinë e shteteve evropiane.
“Ne kemi një bujqësisë që kërkon shumë punë dhe ka produktivitet të madh ku bile një e katërta e fuqisë punëtore është e angazhuar në bujqësi, por që krijon vetëm dhjetë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shton më tej ajo. Sekovska thekson se masat që ndërmerren shpesh bazohen në të dhëna jo të kompletuara dhe pa analiza të nevojshme. Në të ardhmen nevojitet që krahas subvencioneve për të cilat duhet të vendosim se a do të kenë aspekt social , apo zhvillimor, na duhen edhe masa të tjera të bazuara në analiza më të thella, me qëllim që njerëzit të vazhdojnë të jetojnë në mjediset rurale por jo domosdoshmërisht që të merren edhe me bujqësi.
Nga ana tjetër, agronomët thonë se prodhimtaria bujqësore në vend krahas ndarjes së qindra miliona eurove në vitet e fundit është ballafaquar edhe me konkurrencën e madhe nga jashtë si rrjedhojë e anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë apo Marrëveshjes CEFTA që zgjeruan mundësitë për rritje të eksportit, por edhe rritën konkurrencën në tregun vendor.
Vlerësohet se bujqësia jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në tërë rajonin e Ballkanit perëndimor, ballafaqohet me sfida të mëdha. Për të prodhuar mjaftueshëm ushqim, dhe për të qenë një biznes përfitues, prodhimtaria bujqësore e ka patjetër të ulë investimet, të rrisë rendimentet dhe të njëjtën kohë të ulë edhe rreziqet që mbart prodhimtaria bujqësore në tërësi. Bujqit në Maqedoni vite me radhë kanë problem me shitjen e sigurt të prodhimeve të tyre, harxhimet e mëdha të prodhimtarisë dhe me çmimet e ulëta të grumbullimit që ndodh edhe të mos mbulojë as harxhimet, e të mos flasim për ndonjë fitim më të madh. Nga shoqatat e bujqve thonë se Maqedonia si shtet nevojitet të definojë se cilat janë prodhimet e saja strategjike të cilave do tu ofrojë mbështetje të gjithanshme për të pasur plasman të sigurt në tregjet e jashtme. Nga Federata e Fermerëve të Maqedonisë thonë se dobësitë më të mëdha prodhimtarisë bujqësore në Maqedoni janë plasmani i sigurt dhe çmimet e ulëta grumbulluese të prodhimeve bujqësore.
“Zgjidhja e problemit është në organizimin në kooperativa bujqësore, në zgjerimin në tregje të reja, vendosjen e teknologjive të reja, si dhe në rritjen e prodhimtarisë së standardizuar dhe zgjerimin e pjesëmarrjes së kapaciteteve prodhuese në grumbullimin e prodhimeve bujqësore”, thonë nga Federata e Fermerëve. Ndryshe, për rëndësinë e bujqësisë si degë ekonomike në Maqedoni, flasin edhe faktet se ajo siguron 15 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto apo afër 1.2 miliardë euro, ndërkaq 180 mijë familje sigurojnë ekzistencë prej bujqësisë.(koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë