LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Po përcjellim nga afët situatën rreth Korridorit të Laçinit

Bujar Osmani: Po përcjellim nga afët situatën rreth Korridorit të Laçinit

Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së në vitin 2023, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi dy biseda të veçanta telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Armenisë, Ararat Mirzojan dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov. Bisedat u fokusuan në situatën në rajonin e Kaukazit Jugor, me theks të veçantë në Korridorin e Laçinit, njoftojnë nga MPJ.

“Ministri Osmani theksoi se është duke e përcjellë nga afër situatën rreth Korridorit të Laçinit, teksa shprehu shqetësimin për ndikimin e të njëjtit në jetën e përditshme të popullatës civile. Në këtë drejtim, ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të ulin tensionet dhe të fillojnë një dialog konstruktiv dhe produktiv. Osmani theksoi se, si pjesë e instrumenteve të OSBE-së, masave për ndërtimin e besimit dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit paraqesin elemente kyçe për tejkalimin dhe zbutjen e sfidave me të cilat përballen njerëzit në terren”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në këtë kontekst, Krysuesi i OSBE-së, Osmani rikonfirmoi gatishmërinë e tij për të bërë përpjekje personale në drejtim të qetësimit të tensioneve dhe dhënies së kontributit të tij në përpjekjet për arritjen e paqes së qëndrueshme, duke paralajmëruar vizita në Armeni dhe Azerbajxhan për këtë qëllim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori