LAJMI I FUNDIT:

Bujar Dugolli: Të lirohet Gafurri

Bujar Dugolli: Të lirohet Gafurri

Gjykata themelore “Shkupi 1” pritet më së voni deri sonte të publikojë vendimin mbi arsyet e arrestimit të shefit të Protokollit në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, si dhe të merret një vendim për lirimin e ti, apo për fillimin e procedurës së ekstradimit në Serbi, në shtetin nga i cili edhe është lëshuar flet-arresti.

Nga momenti i shqiptimit të masës së paraburgimit, duhet të kalojnë 48 orë për të vendosur rreth hapave të mëtutjeshëm juridik. Alsat ka kontaktuar vëllaun e të arrestuarit, Bujar Dugolli. Këtë veprim të autoriteteve maqedonase ai e ka konsideruar si të padrejtë, duke thënë se ekziston marrëveshje dypalëshe mes dy shteteve dhe nuk ka aësye që të zbatohet një urdhër-arrest i Serbisë, nga Maqedonia.


“Ne padyshim presim që autoritetet maqedonase një këmbë e më parë të ta lirojnë vëllaun tonë, për faktin që ai si pjesëtar i UÇK-së ka bërë një luftë të drejtë për vendin e vet, për popullin e vet, dhe në këtë cështje shteti i Maqedonisë duhet të respektojë qytetarët e Kosovës sepse ka marrëdhënie bilaterale dhe ka njohje reciproke. Dhe të mos provokojë situata dhe të heqë dorë nga zbatimi i flet-arresteve të Serbisë për qytetarët e Kosovës”, tha Bujar Dugolli, vëllai i Gafurr Dugollit

Bujar Dugolli thotë se arrestimi i vëllait të tij është papërgjegjshmëri e autoriteteve maqedonase, por ai gjithashtu thotë se vetëm për shkak ditëve të fundjavës, nuk ka arritur të takojë asnjë person përgjegjës për këtë çështje, edhepse dje qëndroi në Shkup, njofton Alsat-M.

“Po jo, faktikisht, ky është edhe nëj problem tjetër më vete për sistemin e drejtësisë në Maqedoni. Nëse ka ditë vikendi, ata thjeshtë janë shumë të relaksuar në pushimet e veta dhe preokupohen për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, posacërisht shtetasve të huaj”, tha Bujar Dugolli, vëllai i Gafurr Dugoliit.

Gafur Dugolli mbrëmjen e së premtës ka ardhur në Maqedoni për të marrë vizën për udhëtim në Shtetet e Bashkuara dhe befas është arrestuar nga autoritetet maqedonase./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori