LAJMI I FUNDIT:

Buja: Duam koalicion me AAK-në dhe Nismën, pse jo edhe me Vetëvendosjen (Video)

Buja: Duam koalicion me AAK-në dhe Nismën, pse jo edhe me Vetëvendosjen (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, i cili me ngulm po kërkon prishjen e koalicionit PDK-LDK, në emisionin “Komiteti” ka folur për kombinimet e mundshme politike që do t’i bënte PDK-ja, pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Ai ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme dhe prishet koalicioni qeverisës, është normale që të vazhdojë një fushatë e ashpër ndërmjet PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi këto parti njiheshin për dallime të mëdha dhe nuk kishin asnjëherë asnjë të përbashkët, përveç disa qëndrimeve shtetërore që ndikuan në formimin e koalicionit.


Buja ka treguar se ka mundësi dhe dëshirë nga ana e PDK-së që të krijohet koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, për shkak të përafrimeve që kanë me këto parti, dhe lidhjet që kanë me anëtarët e tyre.

Deputeti i PDK-së në emisionin “Komiteti” të Gazetës Expres në RTV Dukgjini, nuk ka mohuar ndonjë koalicion me Vetëvendosjen, përkundrazi ka thënë se kjo mund të jetë e mundur, dhe se PDK do të mund të krijonte afërsi me këtë parti. /Express/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lajme
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Drejtësi

"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

Lajme
Pse nuk po gjykohen në liri Thaçi dhe të tjerët, flasin juristët

Pse nuk po gjykohen në liri Thaçi dhe të tjerët, flasin juristët

Drejtësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Politikë
Kalo në kategori