Buick debutoi me një koncept të ri që tregon qartë drejtimin e ardhshëm të dizajnit të markës

Në Auto Show në Pekin, Buick prezantoi një koncept të ri futuristik të quajtur “Electra Zenith Mobile Space Smart Body”, që tregon drejtimin e ardhshëm të dizajnit të markës.
Automjeti ka një formë të madhe si pikë uji dhe një trup pothuajse transparent me elemente ndriçuese dhe detaje të frymëzuara nga arti kinez tradicional.
Në pjesën e jashtme, bie në sy një ekran interaktiv me inteligjencë artificiale dhe ndriçim që aktivizohet kur dikush afrohet, si dhe rrota me aerodinamikë aktive dhe një spoiler të pasmë në formë U.
- YouTube www.youtube.com
Brenda kabinës, koncepti është edhe më ekstrem, me ulëse që rrotullohen pothuajse 360 gradë dhe një tavolinë të palosshme në formë ventilatori që mund të përdoret si ndarje mes pasagjerëve.
Madje sediljet e përparme mund të shtrihen aq shumë sa pasagjerët mbrapa mund të mbështesin këmbët mbi to.
Edhe pse përfshin teknologji si drejtimi autonom, bateri solide dhe sisteme të avancuara, shumica e këtyre ideve duken më shumë si vizion konceptual sesa realitet i afërt prodhimi. /Telegrafi/




















































