LAJMI I FUNDIT:

Bugatti Veyron Super Sport humb titullin e veturës më të shpejtë në botë, atë tani e mban Koenigsegg Agera RS (Foto/Video)

Bugatti Veyron Super Sport humb titullin e veturës më të shpejtë në botë, atë tani e mban Koenigsegg Agera RS (Foto/Video)

Bota e automobilizmit tashmë ka fituar liderin në kategorinë e veturës më të shpejtë në botë. Bëhet fjalë për Koenigsegg Agera RS që ka thyer rekordin aktual.

Prodhuesi suedez ia rrëmbeu kurorën e veturës më të shpejtë Buggati, duke e dëshmuar këtë në një autostradë në Nevada, transmeton Telegrafi.

Gjatë dy gjirove Agera RS ka arritur të kap shpejtësinë maksimale prej 457 kilometra në orë, duke lënë pas Bugatti Veyron Super Sport që në vitin 2010 kishte fituar epitetin e më të shpejtit duke lëvizur me 430 kilometra në orë.

Qysh në gjiron e parë Koeingsegg regjistroi shpejtësinë maksimale prej 436 kilometra në orë, duke e renditur kështu kampionin aktual Veyron në pozitën e dytë.

Ndërsa në gjiron e dytë, falë teknologjisë së avancuar se “bishtit” të vënë në pjesën e pasme që i ndihmon të ruaj baraspeshimin, kapi shpejtësinë maksimale prej 457 kilometra në orë, duke u bërë kështu vetura më e shpejtë serike që ndonjëherë është prodhuar. /Telegrafi/