LAJMI I FUNDIT:

Bugatti me rekord të ri: Për 41 sekonda arrin shpejtësinë prej 400 kilometra në orë (Video)

Bugatti me rekord të ri: Për 41 sekonda arrin shpejtësinë prej 400 kilometra në orë (Video)

Vetura më e re e Bugatti është padyshim njëra nga veturat më të shpejta në botë, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon fakti që i nevojiten vetëm 41 sekonda që të arrij shpejtësinë nga 0 në 400 kilometra në orë.

Vetëm 500 njësi të Bugatti Chiron do të prodhohen, kurse 300 të parat ku secila prej tyre kushton 2 milionë funte – tashmë janë shitur tek koleksionuesit e pasur të veturave, transmeton Telegrafi.


I pajisur me motor 8.0 litra që prodhon 1.500 kuaj fuqi, Chiron pa dyshim që është njëra nga veturat më mbresëlënëse që ndonjëherë është prodhuar.

Për ta demonstruar këtë ata i kanë dhënë shansin ish-pilotit të F1, Juan-Pablo Montoya. Kolumbiani arriti që për 41.96 sekonda ta arrijë shpejtësinë nga 0 në 400 kilometra në orë.

E gjithë kjo shpejtësi e madhe është arritur në një pistë prej tre kilometrave, derisa Montoya ishte pajisur me rroba të veçanta për të kryer këtë test.

“Chiron është një veturë shumë e shpejt që ju lë pa frymë, kurse frenat i ka unik”, ka deklaruar Montoya.

Kjo kompani planifikon që gjatë vitit të ardhshëm të vë rekord të ri sa i përket shpejtësisë që aktualisht e mban Bugatti Veyron Super Sport me 430 kilometra në orë. /Telegrafi/