LAJMI I FUNDIT:

Bugatti bën thirrje për kontroll teknik, ftohen pronarët e Chiron Pur Sport – shkak një problem me gomat e pasme

Bugatti bën thirrje për kontroll teknik, ftohen pronarët e Chiron Pur Sport – shkak një problem me gomat e pasme

Bugatti është detyruar të tërheq nga rrugët njësitë e modelit Chiron Pur Sport, kjo për shkak të një problemi me goma.

Fjala është për mundësinë e çarjeve në gomat e pasme pas 4 mijë kilometrave të përshkuara, transmeton Telegrafi.


Për shkak të këtyre çarjeve mund të humbet presioni, e kjo gjë nuk është e mirë për çfarëdo vetura, në veçanti për një Bugatti që zhvillon shpejtësinë maksimale prej 350 kilometra në orë.

E kjo thirrje nga Bugatti ka nxitur reagime pasi bëhet fjalë pikërisht për gomat 2 R, që ishin bashkëpunim me kompaninë Michelin.

Fjala është për gomat me dimensione 355/25 të vendosura në fellnet prej 21 inç. Deri më tani “zgjidhja” është ndërrimi i tyre pas 3 mijë kilometrave të kaluara.

Ky ndërrim i gomave do të kryhet falas nga Bugatti. /Telegrafi/