LAJMI I FUNDIT:

Bufi i shkathtë kaloi me saktësi në hapësirën e ngushtë mes këmbëve të dy personave (Video)

Bufi i shkathtë kaloi me saktësi në hapësirën e ngushtë mes këmbëve të dy personave (Video)

David Dungas nga Market Harborough i Britanisë së Madhe, me ndihëm e dy personave që iu kërkoi të qëndronin pranë, ka treguar shkathtësinë që ka bufi.

Shpeza elastike, ka lëvizur me saktësi të madhe dhe kaloi nëpër hapësirën e ngushtë, që të kapët në krahun e tij, transmeton Telegrafi.


“Janë shpezë shumë atletike, kjo iu ndihmon që të hynë nëpër pjesë shumë të ngushta dhe të kapin prenë”, ka thënë Dungas, që është kultivues i këtyre shpezëve.

Bufët janë shumë të qetë dhe të ndrojtur, por gjuetar të mirë që veprojnë gjatë errësirës së natës. /Telegrafi/