LAJMI I FUNDIT:

Bucolli: KEK-u prodhon mjaftueshëm rrymë

Bucolli: KEK-u prodhon mjaftueshëm rrymë

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka thënë se gjatë vitit 2016 KEK-u ka përmbushur të gjitha obligimet ndaj KEDS-it.

Sipas tij, korporata e vetme prodhuese në vend e energjisë elektrike prodhon 80% të planifikimit. “Ne gjatë vitit 2016 kemi përmbushur dhe kemi kryer obligimet ndaj KEDS-it. Edhe në këto momente KEK-u po prodhon 80% të planifikimit edhe pse blloku A4 është jashtë sistemit”, ka bërë të ditur Bucolli për Klan Kosova.
Sipas tij, për shkak të temperaturave të ulëta gypat mund të ngrihen. “Në këto temperatura të ulëta janë disa gypa që mund të ngrihen”.


“Ne ende nuk e kemi bërë mbylljen e vitit por konstatojmë që 2016-ta ka qenë vit i suksesshëm duke prodhuar dhe tejkaluar konsumin”, ka thënë Bucolli. /Telegrafi/