LAJMI I FUNDIT:

Bubevski: Sot presim kallëzimin e parë penal, ata përballen me të paktën 10 vjet burgim

Bubevski: Sot presim kallëzimin e parë penal, ata përballen me të paktën 10 vjet burgim

Prokurori Gavril Bubevski në programin e mëngjesit të “TV Nova” sërbe tha se të dyshuarit për vrasjen e adoleshentes Vanja dhe parukierit Pançe Zhezhovski kërcënohen me dhjetë vjet burgim, si dhe me burgim të përjetshëm. Sipas tij, sot priten kallëzimet e para penale kundër të dyshuarve.

“Të dhënat e fundit janë se të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, mes tyre edhe babai i Vanjës. Tre prej tyre e pranuan fajin dhe i katërti, për të cilin kemi prova se ishte i përfshirë, nuk pranoi asgjë. Urdhri ndërkombëtar për vrasësin është aktiv dhe presim të realizohet. Detajet e rolit të babait janë ende të njëjta. Ai ka dhënë të gjitha të dhënat për lëvizjet e vajzës, se kur do të jetë vetëm e kështu me radhë. Rrëmbimi i vajzës ka të bëjë me interes personal, të dyshuarit kanë thënë të njëjtën gjë, e kanë rrëmbyer fëmijën për t’i marrë para nënës. Pas kësaj ndodhi një vrasje, e cila tronditi mbarë popullin”, thotë prokurori Bubevski në “TV Nova”, përcjell Telegrafi.


Gjykata Penale: Për Ljupço Palevskin 30 ditë paraburgim, nga dita kur do të arrestohet
Lexo po ashtu Gjykata Penale: Për Ljupço Palevskin 30 ditë paraburgim, nga dita kur do të arrestohet

Sipas tij, rrëmbyesit kishin frikë se policia do ta zbulonte planin e tyre, ndaj e vranë vajzën para se nëna e saj të informohej për shpërblimin.

“Sot presim kallëzimin e parë penal, pres të shohim se çfarë do të mblidhet që të kemi gjithë historinë”. “Mendoj se raporti do të përkojë vetëm me historinë e të dyshuarve”, thotë prokurori.

Autopsia e Pançe Zhezovskit ka përfunduar dje, ndërsa sot priten informata, tha prokurori. Këto dy raste lidhin vetëm automjetin e veleshanit me të cilin u rrëmbye Vanja dhe autorët e vrasjeve, shtoi ai.

Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni
Lexo po ashtu Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Bubevski thekson se të dyshuarit përballen me dënim me burg prej së paku 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

“Deri më tani nuk është vërejtur një rast i tillë, por kjo i jep peshë”, ka përfunduar Bubevski për “TV Nova”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjetja e arsenalit të armëve në veri, sasia e konfiskuar dhe deklaratat e ministrit Sveçla e drejtorit Hoxha

Gjetja e arsenalit të armëve në veri, sasia e konfiskuar dhe deklaratat e ministrit Sveçla e drejtorit Hoxha

Siguri
Mbante peng dy fëmijët dhe qëllonte me armë në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës pas disa orësh negociata

Mbante peng dy fëmijët dhe qëllonte me armë në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës pas disa orësh negociata

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Pse Galuk Konjufca gjatë vizitës në Hagë e takoi vetëm Rexhep Selimin?

Pse Galuk Konjufca gjatë vizitës në Hagë e takoi vetëm Rexhep Selimin?

Lajme
Zgjedhjet çështje muajsh - Kurti darkë pune me Gërvallën, Pecin e Kusarin, flasin për procesin zgjedhor dhe agjendën legjislative të Kuvendit

Zgjedhjet çështje muajsh - Kurti darkë pune me Gërvallën, Pecin e Kusarin, flasin për procesin zgjedhor dhe agjendën legjislative të Kuvendit

Lajme
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori