Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) përmes një njoftimi ka shprehur përkrahjen ndaj Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës në hapat e ndërmarrë sindikal të organizmit të grevës, përmes së cilës shprehin pakënaqësitë e tyre për shkak të mospagesës së rritjes 4 për qind të pagës nga rritja në sektorin publik e vitit të kaluar dhe mos dialogimi për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës.
BSPK ka ftuar institucionet që të merren më shumë me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat, ndryshe do të mobilizojnë punëtorët dhe përmes formave radikale do të angazhohen për arritjen e qëllimit të tyre e që është trajtimi më i mirë i punëtorëve të këtij sektori.
“BSPK duke marrë parasysh gjendjen jo të mirë të punëtoreve të sektorit privat, mos respektimin e Ligjit të punës, Ligjit për Mbrojtje dhe Siguri në Punë, mos rritjes së një page minimale më të dinjitetshme se kjo aktualja dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të punëtorëve që janë të theksuar shumë në këtë sektor, u bënë thirrje organeve gjegjëse që të punojnë më shumë në këtë drejtim sidomos duke bërë mbikëqyrjen e ligjeve që rregullojnë marrëdhënien e punës në vend, në të kundërtën jemi të detyruar që t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë e mobilizimit të punëtoreve që përmes formave më radikale të organizimeve sindikale të punojmë për arritjen e një trajtimi më të mirë të punëtoreve të sektorit privat”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë