LAJMI I FUNDIT:

BSH: Industria, mbi mesataren historike

BSH: Industria, mbi mesataren historike

Përveç industrisë, sektorët e tjerë të ekonomisë shqiptare si: shërbimet, tregtia dhe ndërtimi janë nën nivelin historik të shfrytëzimit të kapaciteteve.

Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë, i cili merr në analizë këta sektorë për tremujorin e tretë të vitit, industria ka një nivel shfrytëzimi të kapacitete prej 74%, 1.7 pikë përqindjeje mbi mesataren historike të saj.


Ndërsa për fushën e shërbimeve, kjo normë rezultoi në rreth 73%, me rritje në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Megjithatë, kjo normë mbetet 3.4 pikë përqindjeje nën mesataren historike të shfrytëzimit të kapaciteteve nga bizneset e shërbimeve.

Ndërtimi ka pasur përmirësime të ndjeshme të shfrytëzimit të kapaciteteve në vitet e fundit, duke shënuar 62.9%, 1.2 pikë përqindjeje nën mesataren historike të saj.

Me rënie shfrytëzimi të kapaciteteve është tregtia. Norma qëndroi rreth vlerës 69.7%, me rënie krahasuar me tremujorin e mëparshëm, por hendeku me nivelin historik është 7.3 pikë përqindjeje.

Banka e Shqipërisë ka nënvizuar shpeshherë në deklaratat e saj se, ekonomia jonë ka potenciale që nuk po shfrytëzohen plotësisht, dhe aktivizimi i tyre do të nxiste një rritje më të madhe të Produktit të Brendshëm Bruto.

Vrojtimi i bankës qendrore është bërë duke marrë në pyetje kampionë biznesi, sipas një metodologjie të Komisionit Europian, i cili është edhe bashkëfinancues në Shqipëri i këtyre studimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori