LAJMI I FUNDIT:

Brutalisht zbrazet salla sportive në Kumanovë (Video)

Brutalisht zbrazet salla sportive në Kumanovë (Video)

Mbrëmë në ndeshjen e basketbollit në mes të KK “Kumanova” dhe MZT në Kumanovë, ka ndodhur një incident në mes forcave speciale dhe tifozëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Konflikti i tifozëve dhe forcave speciale u zhvillua në sallën sportive, ku disa persona janë arrestuar. Ka edhe një anëtar të Forcave speciale me dëmtim në gju. Zbrazja e sallës ishte filmuar nga një anëtar i një njësie të veçantë të Ministrisë së Brendshme.


Vendimi për shkarkimin e sallës erdhi pasi tifozët u provokuan nga grindje verbale e Bojan Trajkovskit.

Ish ministri i MPB-së, Oliver Spasovski bëri thirrje deri te MPB të inspektojë ngjarjen dhe përdorim të tepruar të forcës nga ana e forcave policore. /Telegrafi/