LAJMI I FUNDIT:

Bruno Fernandes jep komente që Cristiano Ronaldo i kish bërë muaj më parë për Man United

Bruno Fernandes jep komente që Cristiano Ronaldo i kish bërë muaj më parë për Man United

Bruno Fernandes ka hedhur poshtë pretendimet se Manchester United ka pasur një sezon të suksesshëm pasi u kualifikua në Ligën e Kampionëve.

Djajve të Kuq iu desh vetëm një pikë për të kaluar Liverpoolin në garën për top katërshe përpara takimit të tyre me Chelsean në Old Trafford. Dhe skuadra e Erik ten Hag e përfundoi punën me stil me një fitore 4-1.


Megjithatë, Fernandes e bëri të qartë se edicioni i Manchester United nuk mund të konsiderohet një sukses – edhe pse ata gjithashtu fituan Kupën Carabao në shkurt dhe janë në finalen e FA Cup.

Kur u pyet nëse sezoni kishte qenë i suksesshëm, Fernandes shpjegoi: “Jo. Është një sezon pozitiv, por jo i suksesshëm, sepse suksesi është ndryshe për këtë klub dhe për ne lojtarët duhet të jetë gjithashtu. Si lojtarë, ne nuk jemi të lumtur vetëm për të hyrë në top katërshe. Ne duam më shumë, synojmë më shumë, sepse besojmë në këtë skuadër që ka mjaft cilësi për të ecur përpara”.

Përveç futbollit, tifozët mbetën të mahnitur nga një tjetër aftësi e Ronaldos jashtë fushës
Lexo po ashtu Përveç futbollit, tifozët mbetën të mahnitur nga një tjetër aftësi e Ronaldos jashtë fushës

“Ne fituam një trofe. Ne u futëm në katër të parat. Tani kemi një tjetër finale, por çfarëdo që të ndodhë në atë finale nuk do të ndryshojë asgjë për sezonin”.

“Një ndeshje nuk mund të përcaktojë një sezon që ka qenë i gjatë, me kaq shumë ndeshje. Ne kemi bërë shumë mirë dhe kemi pasur momente ku mund të kishim bërë më mirë. Por, gjithsesi ne fituam Carabao Cup, jemi në finalen e FA Cup, në Ligën e Evropës mund të ishte më mirë, por është kjo që është”, ka shtuar më tej ai.

Verdikti i Fernandes është i ngjashëm me komentet e bëra nga Cristiano Ronaldo në janar 2022. Veterani portugez, i cili u largua nga United në mes të sezonit 2022/23, këmbënguli se një klub si Manchester United nuk mund të jetë i kënaqur me arritjen e ndonjë gjëje nën top katërshe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori