LAJMI I FUNDIT:

Brukseli për PSP-në: Besojmë në institucione, jo në individë

Brukseli për PSP-në: Besojmë në institucione, jo në individë

Komisioni Evropian konsideron se forcat politike të Maqedonisë duhet të gjejnë marrëveshje për zëvendësimin e Katica Janevës në pajtim me ligjin, duke shtuar se nuk kanë kurrfarë roli në këtë proces.

“Themelimi i Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut ishte pjesë e marrëveshjes së Përzhinos, mes të gjitha partive politike kryesore në vend”, thotë për AIM, zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiq.


Ajo përkujton se Kuvendi e miratoi ligjin me të cilin u themelua PSP dhe e emëroi Katica Janevën në funksionin e prokurores kryesore.

“Zëvendësi ose zëvendësja e saj do të emërohet sipas ligjeve relevante në Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimi Evropian nuk ka pasur dhe nuk ka kurrfarë roli në këtë proces”, tha Kocijançiq, e pyetur për koment rreth diskutimeve të lidhura me procedurat për emërim të prokurorit të ri special.

Komisioni Evropian nuk i komenton publikisht as detajet e negociatave mes pushtetit dhe opozitës për të ardhmen e PSP-së, as rasti “Haraço”, por burime të këtij institucioni të cilët nga afër i ndjekin ngjarjet në Maqedoninë e Veriut, për AIM thonë se ajo që është më e rëndësishme për Brukselin si dhe për vendet anëtare të BE-së, është hetim i shpejtë, por efikas dhe transparent.

“Fakti që Katica Janeva është e komprometuar nuk do të thotë se tërë institucioni është i tillë”, konsiderojnë në KE dhe presin hetim të paanshëm dhe zgjidhje për PSP-në e cila do të mundësojë të kthehet besimi në gjyqësi dhe në shtetin juridik në vend.

Nga kjo në masë të madhe do të varet edhe vendimi për datën e negociatave për Maqedoninë e Veriut e cila pritet në tetor, përkujtojnë në Bruksel./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori