LAJMI I FUNDIT:

Brukseli me kritikat e para për Qeverinë e re të Maqedonisë

Brukseli me kritikat e para për Qeverinë e re të Maqedonisë

Komisioni Evropian përmes ambasadës së Maqedonisë në Bruksel ka kërkuar nga Qeveria e re realizimin e reformave urgjente nga plani “3-6-9”. Në dokumentin, të cilin e siguroi Alsat M, u.d ambasadori në Bruksel, Vlatko Stankovski thuhet se Komisioni mban qëndrimin se Qeveria e Zoran Zaev, shumë mund harxhon në marrëdhëniet me opinionin në vend që të fokusohet tek reformat.

Ata presin rezultate nga reformat deri në mes të janarit të vitit të ardhshëm. KE paralajmëron Qeverinë se negativisht do të ndikoj ndaj vendit nëse bëhen ndryshime në ligjet që kanë të bëjnë me mediat, sferë që nuk është prioritare për BE-në.

“Nuk konfirmojnë se është e saktë, por se kanë dëgjuar se po përgatiten ndryshime ligjore që do t’i ndryshojnë kriteret për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Mediave, që do të çonte deri në shkarkimin e tij. Kanë qëndrim kritik në këtë moment që t’u jepet prioritet ligjeve në sferën e mediave”, tha Misioni i përhershëm i Maqedonisë në Bruksel.

Komisioni Evropian kërkon rezultate konkret edhe rreth reformimit të policisë sekrete. Nga ambasada në Bruksel, KE ka kërkuar afate se çfarë mund të bëhet deri në fund të këtij viti e çfarë deri në janar të vitit 2018-të. Në dokument nënvizohet se Komisioni nuk mund të kuptoj pse po zvarritet që Parlamenti të ketë kontroll më të përforcuar ndaj DSK-së.

Në pjesën e gjyqësorit, Komisioni ka vërejtur hapa të mirë. Megjithatë, në dokument thuhet se përbërja e Këshillit Gjyqësor vështirë do të zgjidhet. Kërkojnë që reformat në këtë grup të jenë sipas rekomandimeve të Pribes, që vështirë mund të realizohen deri në fund të vitit.

Nga Komisioni vlerësojnë se për ndryshime në Këshillin Gjyqësor do të nevojiten edhe ndryshime kushtetuese. Rekomandimi është që të bëhet revizioni i punës së Këshillit, e më pas të ndërmerren hapa tjerë. Mes tjerash, në dokument shkruan edhe se në mënyrë aktive do të bëhet lobi që të përmbushet kërkesa e kryeministrit Zoran Zaev, që në dhjetor të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean Clode Junker.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori