LAJMI I FUNDIT:

Brovina: Bashkësia ndërkombëtare nuk i ka bërë presion sa duhet Serbisë për viktimat e dhunuara në luftë (Video)

Brovina: Bashkësia ndërkombëtare nuk i ka bërë presion sa duhet Serbisë për viktimat e dhunuara në luftë (Video)

Në luftën e fundit që ndodhi në Kosovë, janë shkaktuar shumë viktima. Viktima në forma të ndryshme, e po ashtu edhe të dhunës seksuale, ku të atakuar nga kjo ishte gjinia femërore, por kishte raste edhe të gjinisë mashkullore. Mirëpo, të rralla kanë qenë rastet të cilat kanë ngritur zërin e tyre duke treguar atë që kanë përjetuar.

Deputetja, Flora Brovina, e cila ishte përballur me këto viktima, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se ka qenë e vështirë t’i shtysh të flasin, dhe të tregojnë atë që kanë përjetuar.


Brovina thotë se rastet që ka dëgjuar ishin aq të rënda, sa që sipas saj nganjëherë ato nuk kanë nevojë të flasin fare sepse u shihet në fytyrë.

“Është shumë e vështirë të flasin ato, ndonjëherë edhe nuk mund të flasin. Dikush mendon se patjetër duhet të flasin për ta dëshmuar, por nuk mendoj ashtu. Është shumë e vështirë, sepse dhunimi ka ndodhur në praninë e familjes, para fëmijëve, ku kam raste të fëmijëve që kanë përjetuar dhunimin e nënës dhe mbas sa vitesh tani mentalisht nuk janë mirë, janë më agresiv”, ka treguar ajo.

Ndër të tjera, Breovina, ka thënë se i di edhe vendet ku janë kryer dhunimet gjatë kohës së luftës në Prishtinë.

“Unë saktë i di në Prishtinë disa punkte që kanë qenë të dhunimit. Shembull objekti ku ka qenë e vendosur banka e Lublanës, bodrumet e spitalit kirurgjik, ish shkolla teknike, apo lagje, shtëpi që kanë qenë të dedikuara për dhunim. Dhunimin unë e kam ri-dëgjuar edhe nga personat serb, pra gra serbe, ish kolege që burrat i kanë pasur ushtarë apo policë serb, të cilave burrat e dehur u kanë ardhur nga tereni, duke iu treguar që kanë dhunuar gra”, ka theksuar Brovina. Duke i mbajtur në mendje rrëfimet e tyre, deputetja Brovina thotë se për këtë krim që ka ndodhur askush nuk ka dashur të dëgjoj.

Deputetja Flora Brovina, gjatë intervistës për Telegrafin

“Në Kosovë ka ndodhur një krim i rëndë që tani po e hapim faqen e këtij krimi, edhe pse faqja është hapur gjatë luftës, pas luftës, por askush nuk ka dashur të dëgjoj. Për këto çështje nuk është folur në bisedime në Bruksel, dhe në asnjë kontakt tjetër ndërkombëtar ku kemi mundur ta ngrisim zërin. Po ashtu nuk pajtohem kur thuhet se këto gra nuk kanë folur, sepse unë në Hagë iu kam thënë që do t’ua sjell këto gra të dëshmojnë, por çfarë do të ndodhë mandej. Unë dua t’i ruaj këto gra nga kjo formë e dhunimit të dytë”, ka theksuar ajo.

Sipas saj për këtë temë bashkësia ndërkombëtare nuk u ka bërë presion sa duhet atyre që kanë kryer këtë krim, që ta pranojnë.

“Kjo temë jo vetëm që duhet të flitet, por duhet të jemi të përgatitur edhe me faktet reale dhe historike dhe jo të na zgërdhihet dikush, si Ministri i Jashtëm i Serbisë. Pikërisht këto forca politike në serbi janë të njëjtat, që i kanë takuar ushtrisë paramilitare të luftës në Kosovë. Andaj atyre duhet të iu vije turp edhe kur e mohojnë krimin, dhe nuk kanë fije morale ta pranojnë që ta lirojnë popullin serb në tërësi. Për këto 20 vite nuk u punua nga bashkësia ndërkombëtare mjaftueshëm që ndaj tyre të bëhet presion”, ka thënë ajo.
Brovina theksoi se zyrtarët kosovarë duhet lënë anash mosmarrëveshjet se kush duhet të shkoj në dialog, por siç tha ajo të merren me atë se çka duhet të flitet.

“Unë se kam kuptuar si mund ta heshtim një krim, andaj mu ka dukur pak fiskulturante mosmarrëveshjet tona rreth formimit të ekipës për bisedime. Le të bisedoj kushdo por t’i kemi parimet çka të bisedoj. Le të bisedoj ai që e din mirë çka ka ndodhë, ai që e ka guximin me fol të vërtetën ai që ka dokumente për këtë e jo ne vet ta fshehim të vërtetën”, është shprehur ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori