LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq: Qëllimi i amerikanëve, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Brnabiq: Qëllimi i amerikanëve, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se qëllimi i Ndihmës Sekretares amerikane së Shtetit për Evropën dhe Azinë, Karen Donfried, e cila ishte në një vizitë zyrtare në Serbi, si dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, është njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që ka ndryshuar tani është se ata tani po e dëgjojnë edhe anën tonë dhe argumentet tona”, tha Brnabiq për TV Pink.


Ajo vlerësoi se Shtetet e Bashkuara janë shumë më eksplicite se BE-ja në kritikat ndaj Prishtinës “për gjithçka që nuk është bërë dhe për qëndrimin e tyre të pasinqertë në dialogun me Beogradin”.

“Edhe për mos formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe për ndalimin e serbëve që të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë në zgjedhje. Qëndrimi i tyre për këtë është shumë më i qartë”, tha Brnabiq, transmeton Telegrafi.

Vuçiq u thotë amerikanëve se është i përkushtuar për dialog dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën
Lexo po ashtu Vuçiq u thotë amerikanëve se është i përkushtuar për dialog dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën

Sipas saj, “qëndrimi i SHBA-së për atë çështje po ndihmon mjaft për kthimin e Prishtinës në tryezën e bisedimeve dhe vazhdimin e dialogut, pa marrë parasysh se Serbia nuk pajtohet me SHBA-në për disa çështje themelore”.

Brnabiq, e cila u takua me Donfried të martën, vuri në dukje se pjesa më e madhe e atij takimi ishte kushtuar ekonomisë dhe teknologjive të informacionit dhe se gjatë javëve të ardhshme do të shihet një prani më e madhe e kompanive amerikane në Serbi.

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Karen Donfried, vizitoi të martën Serbinë pasi një ditë më parë vizitoi Kosovën.

Gjatë vizitës në Prishtinë, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, Donfried u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradin që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pasi sipas saj, status-quoja është e paqëndrueshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori