LAJMI I FUNDIT:

British Council, thirrje të hapur për programin e mentorimit të PlayUK

British Council, thirrje të hapur për programin e mentorimit të PlayUK

Si pjesë e PlayUK 20/21, British Councol njoftoi për lancimin e një programi krejt të ri të mentorimit për krijuesit e rinj në industrinë e lojërave.

Me fillim në janar, programi 3-mujor do të bashkojë në dyshe 10 krijues videolojërash në zhvillim me mentorë ekspertë të industrisë nga MB-ja të përzgjedhur në mënyrë të veçantë.

“Gjatë 8 orëve të sesioneve të mentorimit një me një, pjesëmarrësit e programit do të përkrahen për të identifikuar qëllimet e tyre, ambiciet, nevojat për zhvillim dhe për të eksploruar mënyrat e arritjes së tyre. Programi po ashtu do të përfshijë një event rrjetëzimi argëtues online dhe mundësinë që pjesëmarrësit të prezantojnë punën e tyre para audiencës nga e gjithë bota”, thuhet në njoftim.

“I mirëpresim aplikacionet nga të gjithë ata që punojnë në fushën e lojërave në disiplina të ndryshme, ku përfshihen dizajni, programimi, narrativa, produksioni dhe arti, shkrimi dhe zhvillimi i komunitetit. Po kërkojmë individë që sapo kanë filluar në fushën e lojërave, që janë në fillim të karrierës së tyre ose ata që kërkojnë mbështetje për të identifikuar qëllime të reja dhe për të punuar drejt arritjes së tyre. Ju lutemi, mbani parasysh se duhet të keni një nivel të përshtatshëm të gjuhës angleze për të marrë pjesë, sepse programi do të mbahet në këtë gjuhë”, thuhet më tej.

“Grupi ynë i mentorëve të programit përfaqëson një gamë të gjerë të ekspertizës dhe specializimeve, përfshirë dizajnin narrativ, produksionin, dizajnin e lojërave, zhvillimin e biznesit, kurimin dhe programimin. Përvoja e tyre së bashku përfshin një sërë videolojërash të njohura e të vlerësuara të lëshuara në celular, kompjuter dhe konsolë, shumë çmime BAFTA dhe të industrisë, bashkëpunime me institucionet kulturore kryesore botërore dhe role kryesore brenda kompanive të mëdha të video-lojërave”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më shumë për mentorët mund të lexoni këtu:

Aplikacionet hapen më 25 nëntor dhe mbyllen më 10 dhjetor, në orën 17.00 CET.

Mësoni më shumë dhe aplikoni këtu:

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori