LAJMI I FUNDIT:

Britaniku shikojë në telefon teksa po i grabitej shtëpia – policisë i tregoi se çfarë kërkuan hajnat

Britaniku shikojë në telefon teksa po i grabitej shtëpia – policisë i tregoi se çfarë kërkuan hajnat

Një familje nga qyteti britanik Rochdale po kthehej nga një udhëtim, kur babai vendosi të aktivizonte aplikacionin për të kontrolluar kamerat e sigurisë dhe për të parë se çfarë po ndodhte në shtëpi.

Për habinë e tij, ai pa figura të maskuara që bredhin nëpër shtëpinë e familjes duke kërkuar gjësende me vlerë!


Në fillim, njeriu i tronditur mendoi se po e shikonte grabitjen në kohë reale, dhe vetëm më vonë e kuptoi se ishte një video, raporton themirror.

“Ishte e tmerrshme, po flas sinqerisht. Të shikosh të huajt që gërmojnë nëpër shtëpinë tënde, duke hapur sirtarët”, tha burri i paidentifikuar.

Kur familja arriti në shtëpi, policia u përfshi në hetime, pasi u thirrën nga një fqinj.

“Gjithçka u hodh poshtë, sirtarët e dollapët u thyen. I hapën të gjitha dyert, i zbrazën të gjitha kutitë”, tha burri.

Anëtarët e familjes nga Rochdale besojnë se shkelësit e dinin se kishin udhëtuar, që do të thotë se i ndoqën dhe e kuptuan se çfarë po ndodhte.

“Kjo është një tronditje e madhe. Ndjenja e sigurisë që keni në shtëpinë tuaj është zhdukur. Tani kontrollojmë vazhdimisht dritaret dhe dyert dhe zhurma më e vogël na zgjon”.

Në fund u konstatua se hajdutët kanë marrë nga shtëpia vetëm dy kamera vëzhgimi.

“Besoj se po kërkonin çelësat e veturës, por nuk i gjetën. Së fundmi kemi blerë një BMW”, tha britanikja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori