LAJMI I FUNDIT:

Britaniku pranoi se vodhi një tualet ari me vlerë gjashtë milionë dollarë nga pallati i shtëpisë së Winston Churchill

Britaniku pranoi se vodhi një tualet ari me vlerë gjashtë milionë dollarë nga pallati i shtëpisë së Winston Churchill

James Sheen pranoi se vodhi një tualet të bërë tërësisht prej ar 18 karatësh, me vlerë gjashtë milionë dollarë, nga pallati Blenheim, ku lindi ish-kryeministri britanik, Winston Churchill.

Në vitin 2019, tualeti u vendos në Pallatin Blenheim si pjesë e një ekspozite të artistit italian, Maurizio Cattelan me titull “Fitorja nuk është një opsion”, raporton cnn.

Tualeti si ekspozitë me emrin “Amerika” u vodh vetëm pak ditë pas hapjes së ekspozitës. Ka qenë i lidhur me instalimet e ujit, ndaj kur është vjedhur ka shkaktuar përmbytje.


Britaniku, i cili tashmë vuan dënimin me 17 vite burg për vjedhje të ndryshme, i është drejtuar gjykatës përmes video-lidhjes. Ndër të tjera ai po vuan dënimin me burg për vjedhjen e një traktori dhe trofesh me vlerë nga Muzeu Kombëtar i Garave me Kuaj në Newmarket të Anglisë. Sendet e vjedhura në fjalë kapin vlerën e 503 mijë dollarëve.

“America” u ekspozua për herë të parë në Muzeun Guggenheim të New Yorkut në vitin 2016. Ky tualet doli sërish në titujt kryesorë në vitin 2017, pasi Shtëpia e Bardhë, kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump i kërkoi Guggenheimit të jepte me qira pikturën e Vincent Van Gogh, “Peizazh me borë” të vitit 1888. Në vend të pikturës, muzeu në fjalë ofroi guaska të artë.

Tualeti në Pallatin Blenheim ishte vendosur pranë dhomës ku lindi Churchill. Në njoftimin e ekspozitës, tualeti i artë si ekspozitë paraqitet si një koment i dallimeve sociale, politike dhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori