Një burrë nga Anglia u trondit pasi kamera e tij në derën e shtëpisë filmoi ‘objekt UFO’ duke fluturuar mbi shtëpinë e tij.

Pamjet e filmuara si duket tregojnë ‘objektet’ vezulluese që lëvizin ngadalë në qiell, transmeton Telegrafi.


Matt Doughty, 43 vjeç, po shikonte televizor me mikun e tij muajin e kaluar, kur në telefonin e tij i erdhi një njoftim nga zilja e avancuar, duke paralajmëruar se diçka kishte jashtë derës së shtëpisë.

Ai më pas shikoi pamjet dhe u mahnit kur pa objektin e paidentifikuar që lëvizte me tre drita të ndritshme, për të parë videon klikoni këtu.

Menaxheri i logjistikës Matt më pas thirri babanë e tij të apasionuar pas aviacionit, i cili kontrolloi një gjurmues fluturimi në internet dhe pretendoi se nuk kishte fare "trafik avioni" në qiell - duke e lënë atë të pyeste nëse mund të ishte jetë jashtëtokësore. /Telegrafi/

UFO