LAJMI I FUNDIT:

Britaniku beson se lokali i tij është i pushtuar nga fantazma, pasi një gotë i pëlciti një klienti në mënyrë të çuditshme

Britaniku beson se lokali i tij është i pushtuar nga fantazma, pasi një gotë i pëlciti një klienti në mënyrë të çuditshme

Një burrë në Angli është i bindur se fantazmat e kanë pushtuar barin e tij pasi kamerat e sigurisë kapën momentin e frikshëm kur një gotë i pëlciti në mënyrë të çuditshme një klienti.

Andy Gadsby, 35-vjeçare, mendon se shpirti një konsumatori të vdekur po kthehet për të trembur klientët e tij, pas disa incidenteve të çuditshme, transmeton Telegrafi.


Diçka e çuditshme po ndodh në Tavernën Coniston në qytetin Nuneaton, Warwickshire, pasi dy dukuri të pashpjegueshme u regjistruan nga kamerat.

Njëra prej pamjeve, tregonte një burrë i cili po bisedonte me dy shokë të tij dhe papritur për një moment i pëlcet gota.

Pronari i lokalit Andy Gadsby

Çuditërisht, katër muaj më parë, një tjetër burrë ishte ulur në të njëjtën tavolinë kur gota e tij rrëshqiti në mënyrë misterioze në dysheme, tha Gadsby.

Gadsby mendon se bari është pushtuar nga një ish-qiraxhi që me emrin Dave, i cili jetonte në banesën sipër lokalit.

“Unë dhe gruaja ime e kemi menaxhuar lokalin për shtatë muaj, por që atëherë na kanë thënë se është i pushtuar nga fantazmat”, tha ai.

“Me sa duket një qiramarrës i quajtur Dave jetonte në banesën sipër lokalit dhe një natë ai piu një shishe raki dhe pati një atak në zemër dhe vdiq”.

Andy, i cili menaxhon pijetoren me gruan Katie, 32 vjeç, po u shërbente klientëve të hënën kur dëgjoi zhurmën që vinte nga ana tjetër e lokalit, ku i referohej ndodhisë së fundit. /Telegrafi/