LAJMI I FUNDIT:

Britania po zgjeron gamën e testimit COVID-19 për të gjetur rastet asimptomatike

Britania po zgjeron gamën e testimit COVID-19 për të gjetur rastet asimptomatike

Mbretëria e Bashkuar po zgjeron gamën e testimit COVID-19 për të gjetur rastet asimptomatike.

Qeveria britanike konfirmoi se do të zgjerojë studimin kombëtar të testimit COVID-19, me qëllim të arritjes së 400 mijë njerëzve për të siguruar të dhëna javore të përhapjes së infeksionit.


Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social konfirmoi se fillimisht do të testohen 150 mijë njerëz për dy javë në Angli, ku numri aktual është 28 mijë, raporton reuters.

Studimi i testimit, i ndërmarrë nga Zyra për Statistikat Kombëtare, do të shtrihet gjithashtu në Skoci, Uells dhe Irlandën Veriore, me qëllim që përfundimisht të arrihet numri prej 400 mijë njerëzve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Telegrafi.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se testimi do të ndihmojë në zbërthimin e njohurive të tyre për të gjetur se cilët njerëz e kishin coronavirusin, por ishin asimptomatikë.

Qeveria britanike shpreson se përmes testimit do të sigurojë një pamje më të mirë të përhapjes së coronavirusit, si dhe do të lejojë autoritetet të dinë se cilat zona mund të vuajnë nga shpërthimet lokale dhe në këtë mënyrë të merren masa për të frenuar përhapjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori