LAJMI I FUNDIT:

Britania mund të kërkojë ekstradimin e dy të dyshuarve rusë për rastin Skripal

Britania mund të kërkojë ekstradimin e dy të dyshuarve rusë për rastin Skripal

Britania është duke u përgatitur për t’i kërkuar Rusisë të ekstradojë dy burra që dyshohet se kanë kryer sulmin me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Sallsbëri, ka raportuar gazeta, The Guardian.

Duke cituar burime qeveritare dhe ato të sigurisë, gazeta ka thënë më 6 gusht se prokurorët britanikë kanë kompletuar një kërkesë për ekstradim dhe janë gati për ta dorëzuar.


Ambasada ruse në Britani ka thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Londra.

The Guardian ka raportuar se një hetim i qindra policëve britanikë dhe zyrtarëve të inteligjencës ka bërë së bashku lëvizjet e dy rusëve, nga hyrja e tyre në Britani e deri te largimi nga ky vend.

Ministria e Brendshme britanike nuk ka pranuar të komentojë raportin.

Agjencia e lajmeve britanike, Asociacioni për Shtyp ka raportuar muajin e kaluar se policia ka identifikuar dy rusë të dyshuar për sulmin në Sallsbëri, mirëpo nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar as për këtë raport.

Kushtetuta Ruse ndalon ekstradimin e qytetarëve rusë në shtetet tjera, andaj çdo kërkesë për një gjë të tillë ka mundësi që do të kundërshtohet, transmeton Evropa e Lirë.

Britani fajëson Rusinë për helmimet dhe ka identifikuar helmin si Noviçok, një grup agjentësh nervorë vdekjeprurës, të krijuar nga ushtria sovjetike në vitet 1980.

Rusia në anën tjetër ka kundërshtuar vazhdimisht çdo përfshirje në këtë sulm.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori