LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe zgjedh guvernatorin e Bankës së Anglisë

Britania e Madhe zgjedh guvernatorin e Bankës së Anglisë

Britania e Madhe ka zgjedhur guvernatorin e ri të Bankës së Anglisë, i cili pritet të drejtojë institucionin më të lartë të politikave monetare në vend, në një kohë kur vendi po shkon drejt rrugës së pashmangshme të daljes BREXIT-it. Bëhet fjalë për Andrew Bailey, aktualisht shef i Autoritetit të Sjelljes Financiare dhe një ish-zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Britanisë së Madhe. Ai do të marrë detyrën nga guvernatori aktual Mark Carney.

Carney u emërua në 2013 për një mandat pesë-vjeçar, por largimi i tij nga banka është vonuar tre herë për shkak të konfuzionit rreth daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Bailey do të jetë guvernatori i 121-të i Bankës së Anglisë që kur u themelua 325 vjet më parë. Ai është emëruar për një mandat tetë vjeçar dhe do të marrë një pagë prej 645 mijë dollarësh, përcjell Telegrafi.


“Kur e filluam këtë proces, po kërkonim një udhëheqës të qëndrimit ndërkombëtar me ekspertizë në lidhje me çështjet monetare, ekonomike dhe rregullatore. Andrew Bailey është ai që ne kemi emëruar. Ai është personi i duhur për të udhëhequr bankën ndërsa krijojmë një të ardhme të re jashtë BE”, tha në një deklaratë sekretari i Thesarit, Sajid Javid.

Me një shumicë të madhe në Parlament, Qeveria e Boris Johnsonit është gati të nxjerrë Britaninë e Madhe jashtë Bashkimit Evropian deri më 31 janar, më shumë se tre vjet pasi vendi votoi të largohej nga unioni. Britania e Madhe më pas do të hyjë në një periudhë kalimtare që rregullon marrëveshjet ekzistuese tregtare ndërsa kushtet e reja të marrëdhënies së saj BE-së thuajse janë bllokuar.

Kjo do të thotë që guvernatori i ri ka një rrugë plot vështirësi përpara. Ekonomistët nuk janë të sigurt se si ekonomia në Britani të Madhe do të rregullojë tarifat gjatë vitit të ardhshëm ndërsa bisedimet ende vazhdojnë. Paundi, i cili ishte ka arritur nivelin e tij më të lartë që nga mesi i vitit 2018 pas zgjedhjeve, tani po tregtohet prapa afro 1.30 dollarë.

Se si do të shpaloset politika monetare gjatë vitit që vjen, është e vështirë të parashikohet. Disa ekonomistë presin që rritja e pagave dhe shpenzimeve konsumatore të nxisin inflacionin dhe rrisin normat e interesit. Të tjerë kanë frikë se paqartësia e vazhdueshme dhe kushtet e ngrira, mund të ndikojnë në lidhje me investimet e biznesit, duke mbajtur prapa ekonominë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit

Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit

Elfije Boletini
Kalo në kategori