LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe i jep fund bashkëjetesës 47-vjeçare, largohet nga BE-ja – Boris Johnson porosit: Brexiti nuk është një fund, por një fillim

Britania e Madhe i jep fund bashkëjetesës 47-vjeçare, largohet nga BE-ja – Boris Johnson porosit: Brexiti nuk është një fund, por një fillim

Kryeministri britanik Boris Johnson është zotuar sot se Brexiti do ta “zgjidh” Britaninë, por paralajmëroi se do të ketë “më shumë rrugë me gunga”, derisa ora po lëviz drejt momentit historik.

Gjatë një fjalimi adresuar kombit, kryeministri britanik shmangu triumfalizmin pavarësisht faktit që Britania e Madhe më në fund është në larguar nga BE-ja, pas katër viteve bisedime të pandërprera, transmeton Telegrafi.


Përkundrazi, ai bëri thirrje për unitet – dhe insistoi se di se jo të gjithë e janë të kënaqur me rrugën që ka marrë vendi. Johnson tha se BE-ja ka cilësi të admirueshme, por sipas tij po shkonte në një drejtim që “nuk i përshtatej më” Britanisë së Madhe.

Duke folur nga Downing Street, video mesazhi i regjistruar më herët – pa tavolinë letra apo flamuj – kryeministri tha se ishte thelbësore rimarrja e sovraniteti në një “nivel” tjetër për vendin, duke e përmirësuar jetën për qytetarët.

“Për shumë njerëz është një moment i jashtëzakonshëm dhe i shpresës, moment ky që mendonin se nuk do të vjen. Natyrisht se ka prej atyre që ndjejnë humbje”, shtoi ai.

“Natyrisht se ekziston grupi i tretë – ndoshta më i madhi – që filluan të brengosen se kësaj turbullire politike nuk do t’i vinte fundi. I kuptoj të gjitha këto ndjenja, e puna jonë si qeveri – puna ime është ta bashkojë vendin dhe të vazhdojmë tutje”.

Johnson tha se ndihet krenar që arriti ta realizojë vullnetin e qytetarëve të Britanisë, duke shtuar se e drejta për të dalë nga BE-ja, nuk “ishte fundi, por fillimi”.

“Ky është momenti kur agimi prishet dhe perdja ngrihet mbi një akt të ri në dramën tonë të madhe kombëtare”, shtoi ai.

Në anën tjetër Nigel Farage kishte vendosur t’i lë anash fjalimet dhe të niset në sheshin e Parlamentit për të festuar me qytetarët daljen nga BE-ja, pas 47 viteve bashkëjetesë me shumë vende tjera evropiane.

E Johnson kishte vendosur të qëndrojë në Downing Street, për ta shijuar një gotë verë angleze me mysafirët e ftuar me rastin e daljes nga BE-ja.

Në anën tjetër, të gjithë ata që mbështetën idenë që Britania e Madhe të qëndrojë në BE, ndiheshin të zhgënjyer nëpër gjithë Britaninë, duke organizuar madje edhe demonstrata në Skoci.

Kujtojmë që sot në mënyrë simbolike nga të gjitha objektet e BE-së janë hequr flamujt e Britanisë së Madhe, duke filluar nga Këshilli Evropian, Parlamenti dhe selia kryesore e BE-së në Bruksel.

Lidhur me daljen e Britanisë nga BE-ja kanë folur edhe liderët e vendeve tjera evropiane siç ishte presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Macron e ka quajtur daljen e Britanisë nga familja e madhe e BE-së si sinjal alarmi historik, duke shtuar se pavarësisht të gjithave raportet mes Francës dhe Britanisë do të mbeten të njëjta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori