Deputetja Jo Cox e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore. pasi u qëllua me armë dhe thikë, ka ndërruar jetë, disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Incidenti ndodhi në Birstall, pranë qytetit të Leeds në Anglinë Veriore. Mediat britanike raportojnë se autori është kapur dhe është Tommy Mair.


Deputetja britanike 2

Mair njihet si maniak në këtë zonë. Deputetja Jo Cox ishte futur në parlament në vitin 2015, ndërsa ishte nënë e dy fëmijëve.

Deputetja britanike 3

Tommy Mair u vu në pranga pak orë pas ngjarjes. Në operacion morën pjesë më shumë se 40 oficerë policie, si dhe helikopterë.

Deputetja britanike 4

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se Mair e qëlloi deputeten 3 herë, një prej të cilave në kokë duke e lënë në gjendje të rëndë, transmeton syri.

Deputetja britanike 5

Deputetja Cox mësohet se kishte ndërhyrë në një sherr mes dy personave kur është sulmuar nga Mair.