LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe rrit për 75.5 për qind testimet dhe gjurmimet e rasteve të kontakteve me COVID-19

Britania e Madhe rrit për 75.5 për qind testimet dhe gjurmimet e rasteve të kontakteve me COVID-19

Rreth 75.5 për qind e kontakteve të ngushta me njerëz që rezultuan pozitiv për COVID-19 në Angli u arritën përmes sistemit “Testim dhe Gjurmim”, sipas shifrave të reja nga Departamenti i Shëndetësisë.

Kjo numër është rritur për dallim nga java e kaluar kur shifrat kapnin 71.6 për qind të kontakteve, raporton BBC.


Për rastet e trajtuara nga ekipet lokale të mbrojtjes shëndetësore, 95.6 për qind e dyshuarve u kontaktuan dhe ju kërkua që të izolohen, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu ata që u informuan përmes internetit ose vetëm nga qendra e thirrjeve, janë arritur 61.6 për qind e kontakteve.

Sage, i cili këshillon qeverinë, ka thënë se të paktën 80 për qind e kontakteve do të duhet të izolohen që skema të jetë efektive. /Telegrafi/